AKTUALE

Aktiviteti i Shoqërisë Kulturore Artistike “Lulet e Malësisë” përmbyllet me takimin e datës 27.12.2024

Banner

Aktiviteti i Shoqërisë Kulturore Artistike “Lulet e Malësisë” përmbyllet me takimin e datës 27.12.2024, takim, ku prezentohet dhe miratohet puna dhe aktiviteti për vitin që lëm pas…

Pika e dytë morri vëmendjen e madhe nga të pranishmit, e që bëhej fjalë për fillimin e aktiviteteve për vitin 2025, me theksin e veçant “Flaka e Janarit” 2025…

Është viti jubilar i 20-ti me radh, prandaj u shpalos dhe miratua njëzëri logoja që paraqet, 20 vjetorin e organizimit “Flaka e Janarit” në Gostivar!

Nga udhëheqësia u shpërndan Mirënjohje për bashkëpunim dhe përkrahje të mediave të shkruara dhe elektronike si dhe mbështetësve të gjithë-anshëm, të punës dhe projekteve të shoqërisë…

Me ne bashkë ishin edhe të rinjtë nga tifozët “Kastriotet”, të cilët do të angazhohen në ndihmesën e organizimeve..

Me Shoqaten “Lulet e Malësisë”, bashkë organizator të Akademis “Flaka e Janarit” 2025, do të jenë edhe Shoqata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Shoqëria “Lëvizja” me Seli në Prishtinë dhe degën e saj në Ilirid, përfaqësuesit e të cilëve do të ftohen në takimin e radhës.

Për shëndet të plot, për suksese të mëdha dhe për të mira pa fund, Gëzuar vitin 2025!

Gostivar, 28.12.2024

Banner

Related posts

Fatmir Dehari kujton 12 Vjetorin nga Fitorja Historike e Kërçovës!

Gjyla Halili

Hapet segmenti i ri rrugor që lidh aksin Fushë Krujë-Kamëz me Rinasin, Rama: Një akses i ri për mjetet pranë aeroportit

admin

Vasilevska: BDI punësoi njerëz që nuk shkojnë në punë por paguhen, prandaj luajnë viktimën politike

Gjyla Halili