AKTUALE

Ramiz Merkos i merret pasaporta, obligohet të paraqitet një herë në javë në Gjykatë! Gjithsej 9 lëndë kundër tij

Gjykata e Strugës i ka shqiptuar masën e sigurisë për kryetarin e Strugës, Ramiz Merko me çka e ka obliguar që ta dorëzojë pasaportën dhe një herë në javë të paraqitet në Gjykatë, transmeton TV21.

Siç bëhet e ditur nga Prokuroria Publike, ky vendim i Gjykatës vjen pas kërkesës së Prokurorisë Themelore Publike të Strugës e ndërkaq këto masa u kërkuan për shkak të rrezikut për arratisje, duke pasur parasysh se gjatë ditës së djeshme PPTh Strugë ka ngritur një aktakuzë tjetër kundër të njëjtit person.
Siç bëhet e ditur nga Prokuroria Publike, arsyeja e aktakuzës është vendosja e pllakës përkujtimore në hyrje të ndërtetësës së Komunës së Strugës.

“Prokurori publik kompetent pas kryerjes së procedurës paraprake ka paraqitur aktakuzë për shkak se i akuzuari si kryetar i Komunës së Strugës, në mars të këtij viti ka vendosur një monument pllakë përkujtimore në hyrje të ndërtesës së komunës, me të cilën ai ka nxitur urrejtje etnike dhe përçarje ndërmjet banorëve të Strugës, me çka ka kryer vepër penale nga neni 27 i Ligjit për memorialët dhe monumentet”, qëndron në njoftim.
Gjegjësisht, me aktakuzën e fundit të ngritur dje, në gjykatat themelore në Strugë dhe Manastir, kundër të akuzuarit do të zhvillohen gjithsej nëntë procedura aktive gjyqësore dhe në secilën prej tyre i parashihet dënim me burg”, thuhet më tej në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se kundër Ramiz Merkos janë duke u zhvilluar nëntë lëndë.

“Duke pasur parasysh se i akuzuari për shumë vjet është zyrtar publik, ndaj të cilit Prokuroria Publike e Strugës në një periudhë të shkurtër kohore gjatë këtij viti ka ngritur disa kallëzime dhe tashmë është duke zhvilluar tetë procedura gjyqësore për veprat penale – Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar. dhe keqpërdorime në shërbim, prokurori publik kompetent ka vlerësuar se ekziston rrezik real që i akuzuari të përpiqet t’i shmanget ndjekjes penale.

Pas kësaj kërkese, Gjykata Themelore e Strugës e ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe ka marrë aktvendim me të cilin të pandehurit ia ka konfiskuar pasaportën dhe e ka obliguar që një herë në javë të paraqitet në gjykatë.

Related posts

Ministri Lloga uron ditën e gjyqësorit 31 marsin

Gjyla Halili

UT organizoi akademi përkujtimore dëshmorit të kombit, Alban Ajeti

admin

Ish-Presidenti kroat,Stipe Mesić viziton Ambasadën e Republikës së Kosovës,mirëpritet nga Ambasadori Dr.Martin Berishaj

admin