AKTUALE

Muzeu i Tetovës pa asnjë historian, arkeolog dhe etnolog shqiptar

Regjistrimi i fundit i popullsisë ka treguar se Tetova, e vetme si komunë, është me shumicë shqiptare, mbi 60 mijë, por ky realitet nuk reflektohet në Muzeun e qytetit. Këtu asnjë historian, arkeolog apo etnolog nuk është shqiptar. Zërin për këtë e ngre shoqata joqeveritaret për histori dhe trashëgimi kulturore “Huta”, të cilët thonë se me vite kërkojnë që të ketë përfaqësim adekuat etnik në muze, por kjo nuk ndodh!
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, thotë se është i njoftuar me këtë gjë dhe premton se do kërkojë nga ministri dhe zëvendësministri punësime.

Reaguan nga Muzeu i Tetovës. Thonë se në muze nuk ka vend për politikë dhe provokime nga jashtë dhe historia nuk njeh asnjë etni, por profesionalizëm. Shtojnë se në këtë institucion rreth 15 vjet nuk ka punësim të reja dhe se në këtë institucion punojnë gjashtë shqiptar.

Megjithatë joyzrtarisht TV21 mësoi se 6 të punësuarit shqiptarë që përmenden, janë pjesë e stafit teknik dhe administratës. Përndryshe, ky institucion në ndarjen e resorëve kur formohen qeveritë, tradicionalisht i ka takuar partive maqedonase.

Related posts

Demiri: Nuk është e ligjshme që Klinika të mos jetë e siguruar, menaxhmenti duhet të marrë përgjegjësi për këtë

Gjyla Halili

Osmani para Këshillit të Sigurisë së OKB-së: Trupat ruse të tërhiqen menjëherë nga Ukraina

admin

Borë dhe shi në Kodrën e Diellit, mjegull në drejtimet rrugore Stracin – Kratovë dhe Veles – Katllanovë

Gjyla Halili