AKTUALE

Kuvendi do të mbajë seancën e 28-të, do të mbajnë seanca edhe dy komisione

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 28-të, në të cilën në rendin e ditës janë Propozimi i plotësuar i Ligjit për arsim profesional dhe trajnim, propozimi i plotësuar i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin fillor, Propozim ligji për shfuqizimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë nacionale për teknologji nukleare të Republikës së Maqedonisë, Propozimi i Ligjit për Kornizën Nacionale të Kualifikimeve, Propozimi i plotësuar i Ligjit për librat shkollorë në arsimin fillor dhe të mesëm dhe Propozimi i plotësuar i Ligjit për arsimin e të rriturve, të gjitha në lexim të dytë.

Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje edhe dy komisione, Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni juridiko-ligjvënës. Në rendin e ditës së të dy komisioneve ka vetëm një pikë – Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prokurime publike, në lexim të dytë. Për propozim-ligjin janë paraqitur dy amandamente.

Banner

Related posts

MPB: 188 gjoba në Shkup, 17 vozitës pa patentë shoferi

Gjyla Halili

Rina Ajdari: Propozim-buxheti për vitin 2026 nuk është zhvillimor, por buxhet i stagnimit, klientelizmit dhe borxhit

Gjyla Halili

ASH-Sela takime në Gostivar me nëndegën e Debreshit dhe Banjeshnicë

Gjyla Halili