AKTUALE

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari: Një orë e gjysmë, dëgjuam ligjërata nga Presidentja

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari, ka vlerësuar fjalimin e Presidentes në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut si ligjërata nga e drejta ndërkombëtare dhe filozofia politike.

Sipas Ajdarit, Presidentja “kërkoi respektim të ligjeve, transparencë dhe demokraci në momentin kur shumica parlamentare, pjesë e së cilës është edhe vetë, nuk i respekton ligjet, e shkel Kushtetutën dhe sjell ligje që dëmtojnë rëndë kohezionin ndëretnik”.

“Fatkeqësisht, nuk kishte ndryshuar asnjë shkronjë dhe asnjë element që nga fushata parazgjedhore me të cilën fitoi votat e qytetarëve”, ka deklaruar znj. Ajdari.

Postimi i plotë:

Sot, përpara deputetëve në Kuvend, u drejtua Presidentja e vendit me fjalimin tradicional të fundvitit. Për një orë e gjysmë, dëgjuam ligjërata nga e drejta ndërkombëtare dhe filozofia politike. Dëgjuam atë se si duhet të jetë në teori por asnjë gjë konkrete se si nga pozicioni i presidentes do të kontribojë për të zgjidhur kontestet politike dhe për të lehtësuar procesin e vendimeve kyçe për të ardhmen e vendit. Mbi të gjitha, me seriozitetin më të madh theksoi që:
Fajin e ka Bashkimi Evropian për bllokimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
Eksponentë të lartë politik të BE-së i paraqiti si “eurokrat” që japin vetëm urdhëra dhe kërkojnë dëgjueshmëri (gjë që është larg të vërtetës).
Kërkoi respektim të ligjeve, transparencë dhe demokraci në momentin kur shumica parlamentare, pjesë e së cilës është edhe vetë, nuk i respekton ligjet, e shkel Kushtetutën dhe sjell ligje që dëmtojnë rëndë kohezionin ndëretnik.
Shqiptarët, sipas saj, duhet të reflektojnë për veprimet e tyre ndërsa duket sikur harroi se shqiptarët janë komuniteti i dytë shumicë, qytetarë të këtij vendi që çdo ditë kontribojnë duke paguar taksa e duke e mbushur buxhetin.
Fatkeqësisht, nuk kishte ndryshuar asnjë shkronjë dhe asnjë element që nga fushata parazgjedhore me të cilën fitoi votat e qytetarëve.
Me këtë retorikë dhe me këtë qasje edhe shumë gjatë do të presim para dyerve të unionit.
#makedonijapovtornogorda

Related posts

Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 20 gradë

Gjyla Halili

Janevska: Me buxhet shumëvjeçar, Qeveria do të mbështesë modernizimin e infrastrukturës së Universitetit „Nënë Tereza“ në Shkup

Gjyla Halili

Emir Sulejmani: Vetëm edhe 5 ditë! Zhelina është në këmbë, fitorja është e pashmangshme

Gjyla Halili