AKTUALE

Opozita kritikon VLEN-in për Ndryshimet Kushtetuese! Murtezani: Asnjëherë nuk kam thënë se do të largohemi nga Qeveria

Banner

Opozita akuzoi se koalicioni VLEN ka manipuluar me ndjenjat e shqiptarëve duke i thyer premtimet e dhëna para zgjedhjeve në lidhje me eurointegrimet. Deputeti Goran Misovski theksoi se Shqipëria lëviz përpara ndërsa Maqedonia mbetet në vend. Ai e pyeti ministrin nga radhët e VLEN, Orhan Murtezanin nëse ka guxim që ta respektojë premtimin për largim nga qeveria nëse nuk ka ndryshime kushtetuese.
Murtezani pohon se nuk ka dhënë një deklaratë të tillë dhe se ndoshta bëhet fjalë për gabim në përkthimin.
Nga BDI e pyetën kryeministrin Hristijan Mickoski se si e ka bindur VLEN-nin që të ndryshojë qëndrimin.

Përgjigje konkrete nga Mickoski nuk kishte. Përndryshe ministri Arben Taravari paralajmëroi, ndërsa kryetari i Besës, Bilall Kasami konfirmoi se liderët e VLEN së shpejti do të takohen për të bërë strategji se si të vazhdojnë më tutje. Megjithatë tani për tani nuk largohen nga qeveria.

Banner

Related posts

Mbi 24 mijë fletë votimi të pavlefshme në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Gjyla Halili

Mexhiti: A do të thirret në bisedë informative Pero Antiq?

admin

Memeti dhe Nuhiu: Përfshirja e komuniteteve më të vogla në koalicion do të sjellë një rikonfigurim politik pozitiv në vend

Gjyla Halili