Sot, 26 dhjetor (e enjte), Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Dr. Abdulkerim ef. Iseni dhe drejtori i sektorit fetaro – arsimor, Mr. Fejzlla Sadiki, priti në kabinetin e tij ambasadorin e ri të shtetit Francez, Sh.T. Kristof Le Rigoler, i shoqëruar nga Sekretari i parë, Znj. Daniela Merkez dhe përkthyesja, znj. Anita Ramadanova.
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, fillimisht në emrën e tij personal dhe në emër të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, e falenderoi për vizitën ambasadorin e ri të shtetit Francez në Shkup, duke i dëshiruar mirëseardhje dhe sukses në mandatin e tij.
Më pas Reisul Ulema e njoftoi ambasadorin rreth organizimit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së si një kategori kushtetutare, duke i dhënë një pasqyrë gjenerale mbi rolin dhe rëndësinë që ka ky institucion në këtë vend dhe më gjerë.
Reisul Ulema theksoi se në të kaluarën kemi pasur bashkëpunim të mrekullueshëm me ambasadën Franceze, të cilin bashkëpunim shpresojmë që ta thellojmë edhe më shum në të ardhmen, duke qenë se jemi të orientuar drejt zhvillimit të tolerancës fetare dhe aritjes së vlerave bashkëkohore të cilat do të na ofrojnë më tepër drejt integrimit në familjen e madhe të Bashkimit Europian.
Në anën tjetër Ambasadori Le Rigoler e falenderoi Reisul Ulemanë për pritjen madhështore duke theksuar se ndjehet jashtzakonisht i kënaqur që ka mundësinë që të takohet me lider të këtyre përmasave. Ambsadaroi theksoi se shteti francez ka dhënë kontribut të madh në ofrimin e nidhmës shteteve të ballkanit e në veçanti Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë që ti shmangin pengesat të cilat pamundësojnë hyrjen në BE.
Në fund Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe Ambasadori Le Rigoler u dakorduan në thellimin e bashkëpunimit në sfera të ndryshme, në veçanti në projekte të sferës fetare, kulturore dhe humane.
Në fund Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai Ambasadorit Le Rigoler në shenjë mirëseardhjeje i dhuroi një plaketë dhe letërnjoftimin e BFI – së.