Shkruan: Azgan Haklaj
Edhe në vendet më të prapambetura të globit nuk mund të gjëndet një vendim i tillë fund e krye makabritet juridik si ai i dy ditëve më parë i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.
Gjykata Kushtetuese e republikës sonë jo vetëm nuk ju përgjigj arsyes juridike por injoroi apelin politik mbarëshqiptar duke mbyllur listat e kandidatëve për deputet.
Kjo nuk ishte asgjë më tepër sesa një rikonfirmin djallëzor i marrveshjes famëkeqe Berisha-Rama të vitit 2008-të.
Tashmë shqiptarët presin të ballafaqohen me zgjedhjet e radhës me kryetarokracinë e për rrjedhim diktaturën e autokracisë politike shtetërore.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në fakt sot është depersonalizuar.
Gjyqtar mjeran, me mungesë të theksuar profesionalizmi sikur të ishin të çertifikuar nga trafikantët e diplomave false tek Rruga e Kavajës të Yll Qorrit e Bashkim Sorrës dhe si dikur të noterizuar bregut të Lanës dëshmuan poshtërsinë e tyre juridike në dëm të republikës, demokracisë dhe shqiptarëve.
Është radha e shqiptarëve dhe dhjetëra formacioneve politike kombëtare të vijojmë betejën ligjore deri në instancat me të larta ndërkombëtare për të siguruar të drejtën elementare të lirisë, barazisë dhe vlefshmërisë së votës së lirë.
Natyrisht që mesazhi i këtij institucioni të keqmontuar nga treshja Rama-Berisha- Meta për të përjetësuar sundimin e trekëndëshit të Bermudës është i qartë dhe i lexueshëm
Është fakt tashmë i dukshëm që drejtësisë së re i’a janë mbyllur dyert tek Gjykata Kushtetuese, por me besim të plotë ju deklaroj ndjeksëve të mi se nuk do të vijojë gjatë kjo situatë sikundër as i komisionit antiSPAK Xhafa dhe apelet histerike Berisha- Meta.
Kjo nuk është një rrugë pa dalje dhe as tuneli pa dritë që na servir trekëndëshi i Bermudës duke e paraqitur si alternativë unike veten e tyre kleptokratike politike, por mos harroni se pas dimrit ka gjithmonë një pranverë.
Pranverat në vendin tonë vijnë pak me vonesë por janë të furishme.
As 120 pilotët e Surrelit, as apartamentet luksoze të Berishës nga Budapesti në Bruksel, as pasuria përrallore e familjes Meta nuk do ti shpëtojnë këta kusar’ të demokracisë nga zemërimi popullor për dhimbjen që i kanë shkaktuar shqiptarëve.
Bota është shumë e madhe në dukje por shumë e vogël për diktatorët e autokratët etatist’,
Ata kanë sot vetëm një vend të sigurtë që është Rusia e Putinit dhe Koreja e Veriut e Kim Yong-ut
I rekomandoj treshes së Bermudës (nëse nuk e kanë bërë) të blejnë apartamente luksoze në Rusi siç bëri Bashar Al Asadi dhe në vijim Vuçiçi sepse më vonë çmimet do të rriten.
Përkundër kësaj ofensive pseudo- juridike që besoj që do të jetë e fundit varka e Noes për trekëndëshin e Bermudës Rama-Berisha -Meta një erë e re po fryn ndonëse e vonuar në gadishullin Ilirik
Është vala euroatlantike e demokracisë që do i’a mbyll dyert përgjithmënë autokracisë.