AKTUALE

Energoinvest: MEPSO po përpiqet pa të drejtë të shmangë detyrimet ndaj nesh

Pas njoftimit nga MEPSO se dërpret kontratën me “Energoinvest” ShPK Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, kontraktues për ndërtimin e largpërçuesit 400 kV nga TS Manastir 2 deri në kufirin Maqedoni e Veriut – Shqipëri, vjen reagimi nga kompania “Energoinvest” ShPK Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, transmeton Zhurnal.mk.

“Energoinvest ka angazhuar një ekip avokatësh me përvojë në arbitrazhe ndërkombëtare në lidhje me kontratat FIDIC për të mbrojtur interesat e tij.

Në media u publikua informacioni se kompania shtetërore maqedonase për transmetimin e energjisë elektrike MEPSO ka ndërprerë kontratën me Energoinvestin për ndërtimin e një linje të tensionit të lartë 400 kilovolt për në Shqipëri, dhe me këtë rast ka reaguar Energoinvest.

Energoinvest njofton publikun se pas nënshkrimit të kontratës në vitin 2020, MEPSO ka refuzuar pa bazë dizajnin e linjave të Energoinvestit, i cili ishte në përputhje me kontratën. Ky refuzim i dizajnit dhe insistimi i vazhdueshëm i MEPSO për dizajnin e tij, i cili për më tepër kishte gabime teknike, çoi në një shtyrje të konsiderueshme të afateve.

Për shkak të shtyrjes së afateve, dhe si pasojë e pandemisë së COVID-19 dhe luftës në Ukrainë, ka pasur një rritje të jashtëzakonshme të çmimeve të materialeve. Pasi Energoinvest kërkoi rritjen e çmimit, të cilën e kishte të drejtë sipas ligjeve maqedonase, MEPSO përpiqej të krijonte një narrativë për shkeljen e kontratës nga ana e Energoinvestit. Përballë argumenteve të Energoinvestit, MEPSO më mars 2024 pranoi rritjen e çmimit për më shumë se 7 milionë euro. Pas kësaj, pa asnjë justifikim, pati një kthesë të papritur në sjelljen e MEPSO, i cili deklaroi se ndërpriste kontratën.
Energoinvest ka angazhuar një ekip avokatësh me përvojë në arbitrazhe ndërkombëtare në lidhje me kontratat FIDIC për të mbrojtur interesat e tij – thuhet në njoftimin e Energoinvestit.”

Related posts

Lladrovci: Fitorja e presidentit Trump, qoftë hap i parë për fitore të reja dhe fuqizim të faktorit shqiptar!

Gjyla Halili

Dedivanaj dhe Dushaj takim në qendrën ILIOS: Fëmijët janë thesari ynë, është detyra jonë të bëjmë gjithçka për t’u siguruar atyre një të ardhme më të mirë të mundshme.

Gjyla Halili

Të lodhur janë, thotë Izet Mexhiti për mundësinë që Fronti Europian të mbajë protesta

Gjyla Halili