AKTUALE

Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me reshje të dëborës në pjesët veriore të vendit, ndërsa në pjesët juglindore me reshje të shiut.

Do të fryjë dhe erë e përforcuar nga drejtimi verior, vende vende mbi 60 km/h.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 2 deri në 7 gradë.

Në Shkup moti me vranësira, i ftohtë dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës, ndërsa në pjesët më të larta të luginës me reshje të dëborës. Pasdite reshjet do të ndalen.

Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të ulet në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 6 gradë Celsiusë.

Banner

Related posts

Taravari: BDI bashkë me partitë maqedonase kundër Akademisë shqiptare!

Gjyla Halili

REISUL ULEMA I BFI DEKOROHET ME DEKORATËN “MEDALJA E PËRSOSSHMËRISË SË LIDERSHIPIT DHE TOLERANCËS NDËRKULTURORE”

Gjyla Halili

Ekskluzive: Kjo është oferta që VLEN do t’i bëjë Taravarit

Gjyla Halili