AKTUALE

ASH-Sela: Falja për 27 prillin është mbështetje për terrorizmin

Aleanca për Shqiptarët-krahu i Selës tha se, falja e personave që morën pjesë në organizimin e 27 prillit është mbështetje për terrorizëm dhe shtoi se, pushteti po inkurajon elemente antishqiptare, përcjell TV21. ASH-Sela thotë se, çdo tendencë e faljes së organizatorëve dhe kryerësve të kësaj ngjarje makabre vetëm se do u jap shtysë edhe të tjerëve ta bëjnë të njëjtën gjë.

“Pushteti aktual inkurajoi elementet antishqiptare, falja për 27 prillin është mbështetje për terrorizmin

Pushteti monoetnik dhe jolegjitim e konfirmoi për të disatën herë se retorika për drejtësi dhe luftë kundër krimit, në të vërtetë është betejë për të amnistuar veprat më të rënda të krimit dhe fushatë antishqiptare.

Me ardhjen e Qeverisë së VMRO-së dhe vasalëve të Vlen, u inkurajuan të gjitha elementet antishqiptare në shtet, në gjyqësor dhe prokurori. Vendimi i sotëm për të shpëtuar organizatorët e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit 2017, të cilët me dhunë deshtën të ndalojnë çkapjen e shtetit, tregon më së miri se çfarë orientimi ka ky pushtet. Falja e pjesëmarësve të kësaj ngjarje filloi me lirimin e të burgosurve nga drejtori i burgjeve, procese të tjera të ngjashme, ndërsa tani po vijon edhe me faljen e organizatorëve. Këto vendime janë vetëm inkurajim për ata që cënuan rendin kushtetues të shtetit, ushqen nacionalizmin dhe legalizon terrorizmin si formë të veprimit.

Pyesim vasalët e Vlen se kur do e filloni edhe rigjykimin e kriminelëve tjerë të dënuar për terrorizëm të rendit kushtetues, sepse kjo është fshehtësi publike.

Çdo tendencë e faljes së organizatorëve dhe kryerësve të kësaj ngjarje makabre vetëm se do u jap shtysë edhe të tjerëve ta bëjnë të njëjtën gjë”, thotë ASH-Sela.

Related posts

BFI e RMV: Solidarizim me 104906 Euro për ndihmë në Jabllanicë

Gjyla Halili

Ali Ahmeti shpall Ziadin Selën kryetar të Kuvendit të RMV-së, në një seancë të improvizuar

Gjyla Halili

Ulet numri i studentëve të regjistruar në rrethe/ Mbyllen tri degë në Elbasan, gjashtë rrezikohen në Korçë

admin