AKTUALE

BDI: Imponimi i provimit vetëm të gjuhës maqedonase për drejtorët e shkollave fillore, vazhdim i provokimit të bashkëjetesës!

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kërkojnë tërheqjen e amendamentit të që u miratua sot në Komisionin Juridiko-Ligjvënës, me të cilin provimi për njohjen e gjuhës maqedonase bëhet kusht për t’u bërë drejtor në shkollë fillore, përcjell TV21. Nga BDI thonë se ky akt është “dëshmi e qartë e agjendës për të polarizuar shoqërinë dhe për të margjinalizuar komunitetet që nuk flasin maqedonishten si gjuhë amtare”.

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër vendimin e shumicës parlamentare, e cila në Komisionin Juridiko-Ligjvënës miratoi një amendament diskriminues në kuadër të Propozim-Ligjit për Arsim Fillor. Ky amendament, i propozuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe i mbështetur nga deputetja e VLEN-it, parashikon si kusht për emërimin e drejtorëve të shkollave fillore dhënien e provimit për njohjen e gjuhës maqedonase. Ky propozim është një sulm i hapur ndaj drejtuesve të shkollave që me sukses kanë kryer punën e tyre dhe një tentativë për të krijuar barriera të panevojshme dhe përçarje etnike. Në vend që të fokusohet në përmirësimin e cilësisë së arsimit, shumica parlamentare po vendos pengesa artificiale që nuk i shërbejnë interesave të nxënësve dhe mësimdhënësve”, thonë nga BDI.

Related posts

“Interpelanca për Toshkovskin më 29 prill” – Gashi: Zgjedhjet lokale duhet të shpallen në fund të korrikut ose fillim të gushtit

Gjyla Halili

Dua Lipa shkëlqen me fustan transparent në premierën e filmit “Barbie”

admin

Faton Ahmeti nga Zhelina: Vazalët e VRED-it mendojnë se me 2 cm asfallt do blejnë dinjitetin e shqiptarëve

Gjyla Halili