AKTUALE

Nikollë Camaj uron Krishtlindjen

Urime të përzemërta me rastin e Krishtlindjeve Kryeipeshkvit të Tivarit, Imzot Rrok Gjonlleshaj, Ipeshkvit të Kotorrit, Atë Mlladen Vukshiq, si dhe të gjithë klerit e besimtarëve katolikë.
Në ditët e bekuara që janë para nesh, le të kujtojmë se ndjenjat janë ato që e bëjnë njeriun qenien më të lartë.
Jeta shpesh na vendos përballë sfidave, në të cilat mund të paraqesim veten ndryshe nga çfarë do të dëshironim. Nga këto sprova, megjithatë, njohim dobësitë tona dhe mësojmë të bëhemi më të mirë për veten dhe për të tjerët.
Prandaj, le të na udhëheqë gjithmonë arsyeja, por të mos harrojmë se zemra rrallëherë gabon.
Të jemi pranë familjes, pranë miqve tanë, sepse aty qëndron sekreti i qetësisë, forcës dhe dashurisë.
Të jemi ata çka jemi-njerëz!
Gëzuar dhe më fat Festën e Krishtlindjeve!

Nikollë Camaj
Nënkryetar i Kuvendit të MZ

Banner

Related posts

Deputetët në RMV nesër nisin punën, seanca e parë plenare do të jetë më 10 janar, ku do të shqyrtohen pesë interpelanca

Gjyla Halili

“Habi! Vepron 2 vite në Shqipëri, në fund e zbulon dashnorja?!”, Berisha ‘përzien’ të dashurën e McGonigal me pastruesen: Të më falë Rozeta, se mund të jetë e ndershme…

admin

Kanun Samiu, një emër i ri me premtime të mëdha në Kickboxing

Gjyla Halili