AKTUALE

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi në mes Komunës së Sarajit dhe Univerzitetit Ndërkombëtar Balkanik

Banner

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi në mes Komunës së Sarajit dhe Univerzitetit Ndërkombëtar Balkanik

◼️Sot, kryetari i Komunës së Sarajit, z. Ilas Veseli dhe rektori i Univerzitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Prof.Dr. Lutfi Sunar nënshkruan memorandum bashkëpunimi dhe partneritet në më shumë fusha.

◼️Ky bashkëpunim është i një rëndësie të veçant për Komunën e Sarajit, por edhe për studentët e këtij univerziteti pasiqë pjesën teorike që e mësojn do mund ta vëndojn në praktikë.

⏭️ Memorandumi, ndër të tjerat, përfshin edhe:

✅ trajnimin e stafit edukativo-arsimor nga kopshtet dhe shkollat fillore të Sarajit në fusha të ndryshme, të cilat do të forcojnë më tej kapacitetet dhe njohuritë e tyre përmes seminareve, kurseve dhe trajnimeve të mëtejshme;
✅ seminare, kurse, trajnime dhe forma të tjera trajnimi të organizuara së bashku;
✅ aplikimi dhe realizimi i projekteve shkencore, profesionale dhe aplikative;
✅ angazhimi i ekspertëve të komunës në procesin mësimor të Univerzitetit Ndërkombëtar Ballkanik për mësimdhënie klinike.

✔️ Komuna e Sarajit shpreson se me këtë memorandum në të ardhmen do të inicohen një numër i madh i projekteve dhe do të thellohet bashkëpunimi me Univerzitetin Ndërkombëtar Ballkanik, nga i cili do të përfitojnë më së shumti qytetarët.

Banner

Related posts

Mickovski konfirmon vendimin e Izet Mexhitit: Ligji i Branitellave nuk kalon në Kuvend!

Gjyla Halili

Debati për interpelancat për Mexhitin, Stoilkoviqin, Toshkovskin, Isenin dhe Dautin do të nisë më 10 janar

Gjyla Halili

PSE SHQIPTARËT DUHET TA BOJKTOJNË RRETHIN E DYTË TË ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE?

Gjyla Halili