AKTUALE

Mickoski: BDI në vend që t’i kërkojë Grubit të kthehet, vazhdon me ndarjen e popullit

Qeveria ka legjitimitetin e më shumë se 600 mijë qytetarëve që votuan më 8 maj. Kjo është ndoshta një nga qeveritë e rralla, që ka afro 80, e ndoshta më shumë se 80 deputetë, mbështetje brenda Kuvendit. Po ashtu është, kjo Qeveri është pa Bashkimin Demokratik për Integrim dhe ne e kemi thënë dhe kur kemi folur për këtë kemi dhënë edhe arsyet pse është kështu”.

Këtë e theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski sot i pyetur nga një gazetar për konstatimin e partisë opozitare BDI, nga ku theksuan se Qeveria nuk ka legjitimitet etnik.

Ndër të tjera, Mickoski tha se mesazhe të tilla politike, pavarësisht përkatësisë etnike, refuzohen nga njerëzit e mençur.

“Ndonëse BDI-ja opozitare vazhdon të përçajë popullin, në vend që të kërkojë falje dhe të kërkojë kthimin e të arratisurve nga drejtësia. E shoh që ende nuk e kanë marrë mësimin prej andej. Në mungesë të ndonjë ideje tjetër që do të thotë një jetë më e mirë për qytetarët, ata përpiqen t’i polarizojnë qytetarët dhe mendojnë se një politikë e tillë u sjell rezultate. Unë mendoj se është e gjitha e gabuar dhe ata e shohin këtë në sondazhet e opinionit publik”.

“Por mirë, nëse mendojnë se duhet të vazhdojnë të punojnë kështu, le të punojnë, kjo është puna e tyre. Në vend që të kërkojnë falje dhe të kërkojnë kthimin e të arratisurve nga drejtësia, ata vazhdojnë të përçajnë njerëzit. Por populli është i urtë pa dallim etnie, populli është i urtë dhe i refuzon këto mesazhe politike nga opozita dhe kjo është mirë dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, sqaroi kryeministri Mickoski.

Related posts

Bexheti për iftar në shtabin komunal dega Studeniçan

Gjyla Halili

Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

Gjyla Halili

Nisin takimet VMRO – VLEN, si do të ndahet “kulaçi” Qeveritar?!

Gjyla Halili