AKTUALE

GOSTIVARIT I SHTOHET EDHE NJË DOKTOR SHKENCASH, BESIANA XHAFERI – BEQIRI  DOKTOROI NË FAKULTETIN JURIDIK “JUSTINIANI I PARË” PRANË UNIVERSITETIT “SHËN KIRILI DHE METODI” NË SHKUP

Gostivarit tani më i shtohet edhe një doktor shkencash. Sot, kandidatja Besiana Xhaferi – Beqiri mbroi me sukses disertacionin e doktoraturës në Fakultetin Juridik “Justiniani i parë” pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku me sukses të lartë ka mbaruar edhe dy ciklet e mëparshme të studimeve.

Tema në të cilën fokusoi hulumtimin e disertacionit të doktoraturës ishte: “Fitimi i të drejtës së pronësisë në të drejtën maqedonase dhe atë krahasimore” ku janë gërshetuar hulumtimi i legjislacionit vendas dhe atij komparativ lidhur me institutin e pronësisë dhe aspektet tjera që kanë të bëjnë me këtë institut juridik.

Kandidatja Besiana Xhaferi – Beqiri mori vlerësim maksimal nga ana e anëtarëve të komisionit përkatës, si nga aspekti i hulumtimit teorik por edhe empirik të disertacionit, ku mentor kishte Prof.dr. Angel Ristov.
Me këtë rast, nga sot, Besiana Xhaferi – Beqiri morri titullin shkencor: Doktor i Shkencave Juridike në të drejtën civile.

Banner

Related posts

“Jeta ime”, bashkëshortja ia jep lamtumirën Shpat Kasapit

Gjyla Halili

NDEJE E LIRË E MUFTIUT DHE DISA TEOLOGËVE TË GOSTIVARIT ME REISUL ULEMANË

Gjyla Halili

“Znam”: Do të jemi korrektues të pushtetit dhe opozitës së ardhshme!

Gjyla Halili