AKTUALE

Zgjerimi i Bulevardit “Cvetan Dimov”! Arsovska kërkon ndihmën e Qeverisë, Mexhiti: Jemi të gatshëm!

Zgjerimi dhe rikonstruimi i famshëm i rrugës ‘Çairçanja’, vazhdon të jetë mollë sherri dhe të përplas në mënyrë deklarative figurat politike në vendin tonë.
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në një prononcim për Klan Maqedoni ka thënë se për t`u nisur e përfunduar me sukses projekti, duhet patjetër ndihma e Qeverisë sepse siç tha, komunat nuk kanë kapacitet të realizojnë një projekt të tillë siç është rruga “Cvetan Dimov”.

Thotë se Qeveria e kaluar ka ndarë mjete të shumta për projekte të tilla, serioze, përmend shembullin e ndihmës që Qeveria i dha qytetit për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” dhe disa projekte infrastrukturore tjera brenda qytetit.

DANELLA ARSOVSKA

“Është project shumë i rëndësishëm që lehtëson dhe rrit nivelin e sigurisë së qytetarëve të tre komunave të qytetit të Shkupit dhe shpresojmë që të na mirëkuptojë edhe Qeveria po edhe institucionet që në të kaluarën e dimë se për projekte të tilla serioze dhe të mëdha kanë ndarë mjete me qëllim që ky aks rrugorë si project të realizohet.”

Se a është e gatshme Qeveria ta ndihmojë Qytetin e Shkupit, Klan Maqedoni e pyeti zëvendëskryeministrin, Izet Mexhiti, i cili tha se Arsovskës i mungon vullneti për të realizuar këtë projekt.

Gjithashtu kërkoi nga e para e Qytetit të Shkupit që t’i kthejë në investime në Çair, tatimin që e mbledh po nga Çairi dhe banorët e kësaj komune.
IZET MEXHITI

“Mendoj që është obligim i Qytetit të Shkupit, sido që të jetë mendoj se nuk ekziston vullneti për ta realizuar nga ajo se përndryshe nëse është vetëm çështja financiare edhe këtë do e mbulojë Qeveria. Po mendoj që nuk e bën as njërën e as tjetrën. “

Kjo nuk është hera e parë që rikonstruimi i Çairçanes vë përball njëra tjetrës institucionet e caktuara. Në të shumtën e rasteve, akuza për mos përfillje në adresë të Arsovskës lidhur po me këtë project ka bërë edhe kryetari i Çairit, Visar Ganiu.

Banner

Related posts

Sali u shkarkua si ministër me 65 vota “pro”, Aliti dhe Çupi me 64 vota

admin

Lordi Robertson, Solana dhe Ollbrajt, shpallen “Qytetar Nderi” të Drenasit, Lladrovci falënderon asamblistët për votimin njëzëri

Gjyla Halili

Përgjigjja e kryetarit Lindon Gjelaj – është i bindur se përmendorja e Skënderbeut do të realizohet gjatë vitit 2024

Gjyla Halili