AKTUALE

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë vitin e ardhshëm do të ketë buxhet prej 68,15 miliardë denarëve

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë për periudhën e ardhshme njëvjeçare do të ketë në dispozicion 68,15 miliardë denarë, gjegjësisht një shumë prej gjashtë për qind më e lartë në krahasim me këtë vit. Shumica e mjeteve do të ndahen për pagesën e të drejtave pensionale dhe invalidore dhe rritjen e pensioneve, si dhe për investime dhe pagesa për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, theksuan ministri Fatmir Limani dhe zëvendësministri Gjoko Velkovski në konferencën e sotme për shtyp, në të cilën e prezantuan Buxhetin për vitin 2025.

Me propozim-buxhetin për vitin 2025 janë planifikuar 47.8 miliardë denarë (780.576.000€) për ekzekutimin e pensioneve. Dhe kjo paraqet një rritje prej 8 miliardë denarë (130.096.000 €) në krahasim me vitin 2024. Kujdesemi edhe për qytetarët që janë në rrezik social. Me buxhetin për vitin 2025 kemi siguruar 14.5 miliardë denarë (243.861.569€) për pagesën e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve, luftëtarët dhe invalidët e luftës, refugjatët dhe azilkërkuesit. Me buxhetin e vitit 2025, për të drejtat e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve kemi siguruar afro 100 milionë denarë (1.625.500 euro) më shumë se buxheti i vitit 2024, për rritjen e shumës së të drejtave të caktuara, me rritjen e shpenzimeve të jetesës. Krahas sigurimit të mjeteve për pagesën pa vështirësi të të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor, mbrojtja sociale dhe e fëmijëve, gjithashtu investojmë në infrastrukturë – për ndërtimin dhe pajisjen e objekteve të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve. Me buxhetin për vitin 2025 siguruam 275.3 milionë denarë (4.478.350€) për përfundimin apo fillimin e investimeve për ndërtimin dhe pajisjen e objekteve të reja për kopshte të fëmijëve, shtëpi për të moshuar dhe objekte të tjera të mbrojtjes sociale, si dhe për transfer të mjeteve deri te komunat për investime kapitale”, theksoi Limani.

Investimet kapitale për mbrojtjen e fëmijëve janë përfshirël 16 objekte në komunat e Çairit, Mogillës, Dibrës, Gjevgjelisë, Karbincit, Dellçevës, Prilepit, Gazi Babës, Vallandovës, Zhelinës, Butelit, Gjorçe Petrovit, Aerodromit, Kisella Vodë sdhe Tearcës, deri në fund të vitit do të investohen fonde në 25 kopshte, si dhe në nëntë objekte të mbrojtjes sociale.

“Ministria është e hapur për aplikime të reja nga Komunat, për ndërtim, rindërtim, përshtatje dhe pajisjen e objekteve sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve. Thirrjet publike janë të hapura dhe kjo është një mundësi, për t’u bërë apel komunave që të aplikojnë me projekte, për të cilat kan nevojë. Përveç kësaj, inkurajohen që të aplikojnë edhe në thirrjen publike të rradhës, për financimin e projekteve infrastrukturore nga Nën Programa AA, Projekte infrastrukturore në komunat, për vitin 2025. Me buxhetin e vitit 2025, siguruam 300 milionë denar shtesë (4.876.200 euro), për bllok-dotacione nga Ministria dedikuar komunave, për funksionimin e rregullt të objekteve ekzistuese të kopshteve dhe objekteve për mbrojtje sociale, shtëpi për të moshuarit, si dhe hapësira të reja të kujdesit dhe edukimit të fëmijëve në kopshte. Për këtë qëllim janë ndarë 3.6 miliardë denarë (58.518.000 euro). Në buxhetin e Ministrisë të vitit 2025, për projektet e financuara me kredi nga Banka Botërore, janë paraparë 6.5 milionë euro (399.750.000 den), për financimin e aktiviteteve të parapara me Projektin e përmirësimit të shërbimeve sociale dhe Projektin e administrimit të shërbimeve sociale”, shtoi ministri Limani.

Zëvendësminiustri Gjoko Vellkovski paralajmëroi dy reforma kyçe, të cilat Ministria do t’i realizojë në vitin e ardhshëm, çka duhet të sigurojnë transparencë më të madh, përgjegjësi dhe drejtësi në mbrojtjen sociale.

“Reforma e parë është digjitalizimi i shërbimeve sociale dhe po bëhet krijimi i një sistemi të unifikuar të sigurimeve shoqërore që do t’i mundësojë të gjitha institucioneve përkatëse si Drejtoria e të Ardhurave Publike, Fondi i Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor, Agjencia e Punësimit dhe Qendrat për Punë Sociale. Ky sistem është një zgjidhje softuerike në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe do të zbulojë automatikisht abuzimet në pagesën e ndihmës sociale. Ky sistem digjital do të mundësojë një pasqyrë të plotë të të dhënave dhe parandalimin e përsëritjes së parregullsive të tilla, duke unifikuar të dhënat për të gjithë personat e siguruar për të garantuar efikasitet dhe transparencë. Ai gjithashtu përfundon me zhvillimin e SVIS – softuerit të vetëm që do të unifikojë të gjitha të drejtat dhe shërbimet sociale, ndërsa qendrat e punës sociale do të pajisen me pajisjet e nevojshme IT për funksionimin normal të tij. Reforma e dytë e sistemit social është zbatimi i kartelës së pagesës për shfrytëzuesit e ndihmës sociale, e cila do t’u mundësojë të përdorin mbi 50 për qind të mjeteve ekskluzivisht për blerjen e produkteve të Maqedonisë. Me këtë masë jo vetëm që do të stimulojmë ekonominë vendase, por edhe do të sigurojmë menaxhim të përgjegjshëm të resurseve publike”, theksoi zëvendësministri Vellkovski.

Related posts

Izet Mexhiti: VV de fakto pjesë e listave zgjedhore të Lidhjes, Albin Kurtin e duan shqiptarët për mënyrën si lufton korrupsionin

Gjyla Halili

Myftiu i Tetovës, Qani Nesimi me Ulematë bën vizitë ngushëlluese në Turqi

admin

Hiseni: Më 24 prill dhe 8 maj “bixhozi” do t’i humb zgjedhjet, VLEN do të fitoj

Gjyla Halili