AKTUALE

Rama në Prishtinë: Pa Hashim Thaçin nuk e dimë çfarë rruge do të kishte marrë Kosova

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalimin e tij në seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë, përmendi edhe kontributin e Rexhep Qosjes, Ibrahim Rugovës e Hashim Thaçit për shtetndërtimin e Kosovës.

“Pa Hashim Thaçin nuk e dimë se çfarë rruge do të kishte marrë fati i Kosovës në hyrje të këtij shekulli, por çfarë ne dimë me siguri është që ato çaste vendimmarrjesh të mëdha nuk do të kishin ardhur dot ashtu siç erdhën dhe e sotmja me shumë gjasë do t’i ngjante shumë më tepër të shkuarës së sa të ardhmes pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pa Hashim Thaçin”, tha Rama

Më tej ai foli edhe për Gjykatën Speciale specifiksht për procesin ndaj krerëve të UÇK-së duke thënë se ai proces është proces i parregullt ligjor, përcjell portali rtv21.tv

“Dhe se normat dhe standardët e tij janë nën standardet e drejtësisë e të gjitha vendeve demokratike që e financojnë atë farë gjykate. Unë nuk rri dot pa ua thënë këtu vëllazërisht çudinë time për faktin se në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjëherë një nismë për të iu kërkuar përmes një rezoltue të mbështetur nga të gjitha forcat politike të paktën partitë shqiptare të gjitha vendeve financuese të asaj Gjykate shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi dhe për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi lidhur me këtë shqetësim. Gjykata është e pavarur por standardet nuk janë të varura nga gjykatësit, ndoshta ky qëndrim mund të mos qëndrojë por nëse qëndron atëherë kjo është një gjë më e madhe jo vetëm për ata katër njerëz të thjeshtë as për Kosovën por vetë integritetin e drejtësisë ndërkombëtare….të cilës Kosova ja dha në mirëbesim gjykimin e historisë që lindi Republikën dhe prandaj nuk mund të lihet sipas meje në heshtjen shurdhuese që ushqehet prej gjithfarë motivesh që ajo gjëmë nëse është gjëmë ta bëj dëmin e vetë deri në fund “, tha ai duke shtuar se nëse Kuvendi i Kosovës do ta merrte këtë nismë atëherë shtoi se nëse do të kërkohej do ta mbështeste edhe Shqipëria.

Related posts

Konkursi i gjuhës shqipe mbledh 930 shkolla nga e gjithë Shqipëria

Gjyla Halili

Qeveria do t’ua subvencionojë përsëri energjinë familjeve të cenueshme – Kush mund të aplikojë?

admin

Bashkë me Shkurte Fejzën në Malësi të madhe

Gjyla Halili