AKTUALE

Konjufca: Seanca e përbashkët dëshmon unitetin Kosovë-Shqipëri përballë sfidave strategjike e gjeopolitike të sigurisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se janë mbledhur në këtë seancë të përbashkët të dy kuvendeve në fund të këtij viti për ta dëshmuar unitetin e Kosovës dhe Shqipërisë përballë sfidave strategjike e gjeopolitike të sigurisë, që siç tha ai e shoqërojnë rajonin tonë dhe kontinentin tonë edhe gjatë këtij viti.
Edhe dy muaj bëhen tri vjet që nga agresioni i paprovokuar i federatës ruse. Si rajon dhe si Kosovë i kemi ndier ndikimet e tërthorta e të drejtpërdrejta të këtij agresioni. Republika e Kosovës po e mbyll këtë vit e sulmuar nga elementet të cilat lidhen me Serbinë e që po e synojnë destabilizimin e Kosovës me metoda terroriste si dhe të luftës hibride. Sulmi që u bë para pak ditësh në kanalin e Ibër Lepencit nuk mund të konsiderohet ndryshe përveç si sulm terrorist nga ata që refuzojnë ta pranojnë Kosovën si një realitet sovran dhe si një rens ligjor dhe demokratik i cili nuk ka alternativë në tërë territorin e saj”, tha Konjufca.

Ai theksoi se organizator dhe mbështetës i këtij sulmi është Radojçiqi dhe i mbështetur drejtpërdrejt nga Vuçiqi

“Mos të harrojmë që ky sulm ndaj infrastrukturës sonë kritike, furnizimit me ujë e energji, vjen një vit pas sulmit tjetër të rëndë që përjetojë Republika jonë e që ishte sulmi në Banjskë. Organizator dhe mbështetës i këtij sulmi është Radojçiqi dhe i mbështetur drejtpërdrejt nga Vuçiqi e cili ende mbetet i pandëshkuar drejtësia në Serbi e që po thuajse nuk ekziston fare”, u shpreh Konjufca.

Related posts

Faton Ahmeti: Investimi në arsim dhe gjeneratat e ardhshme është prioritet i Qeverisë dhe BDI-së

Gjyla Halili

OBRM-PDUKM: Dështoi investimi i rrejshëm strategjik i BDI-së dhe LSDM-së me fabrikën e makinave elektrike

Gjyla Halili

Ish-ushtari i UÇK-së në paraburgim, Mexhiti: Po punojmë larg mediave që të lirohet Blerim Ramadani

Gjyla Halili