AKTUALE

Kurti e Rama hyjnë ndaras në Kuvendin e Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës ka mbërritur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Menjëherë pas tij në objektin e Kuvendit hyri edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Edhe pse Rama kalojë nëpër oborrin e Qeverisë dhe kishin 1 minutë kohë diferencë nga arritja, ata nuk zgjodhën që hyrjen në Kuvend ta bënin bashkë.

Ndryshe, sot mbahet seanca e përbashkët ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Mbledhja e dy kuvendeve, sipas institucioneve në të dy anët e kufirit, vjen si nevojë e koordinimit të agjendës për realizimin e synimeve që përfshijnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkim Evropian dhe integrimet euro-atlantike të Kosovës. Gjithashtu, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

Banner

Related posts

BDI si parti shtetformuese është garant i paqes, stabilitetit, mirëqenies dhe të ardhmes europiane të vendit

Gjyla Halili

VATRA PROMOVON LIBRIN “NEOSHQIPTARIZMI” TË ARIAN GALDINIT MË 3 MAJ 2025

Gjyla Halili

Ahmeti: Grubi vetë do të tërhiqet nga të gjitha funksionet në BDI

Gjyla Halili