AKTUALE

Vetëm këto lagje të Shkupit do të kenë ndërprerje të ujit!

Nga Ujësjellësi i Shkupit kanë bërë të ditur se ndërprerja e ujit në Shkup të premten pas orës 22:00, deri në sanimin e defektit.
Pa ujë do të jenë pjesa më e madhe e lagjeve në qytet, përveç Çairit, Butelit, Radishanit, Rruga e plastikave deri te Ambasada e SHBA-së, Vizbeg, Bardovdcë, Hekuranë, Autokomandë zona e lartë, Gjorçe Petrov, Saraj, Shutkë, Fushë Tophanë, “Novosellski pat”, Lagjja Dame Gruev, Vollkovë dhe Orman, përcjell TV21.

“Shfrytëzuesit tjerë nga Shkupi do të jenë pa ujë”, theksojnë nga ndërmarrja.

Për riparimin e defektit do të ndërpritet uji në tubën kryesore të qytetit F-1600, për shkak të realizimit të intervenimit të ndërlikuar të paralajmëruar operativ për riparimin e tubës kryesore.

Siç sqaruan, bëhet fjalë për më shumë mbyllës në tubacionin kryesor nga ana e djathtë e lumit Vardar, duke filluar nga qendra tregtare në Gjorçe Petrov, Porta Vllae, Karposh, Taftalixhe, Vodno, Qendër, Kisella Vodë, Draçevë, Pinti, 11 Tetori, Lisiçe, Lisiçe e re, Aerodrom, deri në Zelenikovë dhe Studeniçan.

Banner

Related posts

Grubi dhe Xhaferi vizitojnë çerdhen e re, “Fidani” në Çair: U tha, u bë, Qeveria ndau rreth 2 milion euro!

Gjyla Halili

Mali i Zi ktheu mbrapsht aeroplanin me serbë, tash Serbia kthen në kufi qytetarët malazezë

Gjyla Halili

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vazhdon vizitën në Uashington

admin