AKTUALE

Dedivanaj në manifestimin tradicional të shkollës fillore ” Gjergj Kastiroti- Skënderbeu” në Triesh: “Nxënësit e kësaj shkolle dëshmi e fortë se e ardhmja jonë është e ndritshme”

Kryetari i Shoqatës ” Jehona e Malësisë” në Michigan Agron Dedivanaj, në vazhdën e takimeve të shumta në vendlindje sot ka marr pjesë në manifestimin tradicional të shkollës fillore ” Gjergj Kastrioti- Skënderbeu në Triesh që organizohet ne rastin e festave të fundvitit.

Dedivanaj me nostalgji kujton ditët e kaluara si ish nxënës i kësaj shkolle, me ç’rast ka theksuar:

“Ishte vërtet e veçantë për mua si ish-nxënës i kësaj shkolle t’u drejtohesha të rinjve të mrekullueshëm, të arsimuar dhe të talentuar që zbukuruan me pikat e tyre eventin e sotëm”

Në fjalimin e tij Dedivanaj ka falenderuar z.Mark Gjolaj, i cili është shembull i vërtetë i humanizmit dhe zemërbardhësisë, i cili rregullisht dhe çdo vit mbështet dhe kujdeset për më të vegjlit e kësaj shkolle.

Ja postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë e madhe të marr pjesë në manifestimin tradicional me rastin e festave të fundvitit të shkollës fillore “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Triesh.

Ishte vërtet e veçantë për mua si ish-nxënës i kësaj shkolle t’u drejtohesha të rinjve të mrekullueshëm, të arsimuar dhe të talentuar që zbukuruan me pikat e tyre eventin e sotëm.
Kjo shkollë, e cila me krenari mban emrin e kryeheroit tonë kombëtar, është jo vetëm një nga shkollat më të vjetra shqipe në trevat tona, por është edhe një bazë dhe një themel historik për ruajtjen e gjuhës, alfabetit, kulturës dhe identitetit tonë. Emri i kësaj shkolle, dhe sukseset e mëdha atdhetare të nxënësve të dikurshëm dhe aktualë të kësaj shkolle na motivojnë dhe na inkurajojnë që vetëm me anë emërtimit shqip dhe vetëm shqip të institucioneve tona arsimore, ne mund të realizojmë idealet dhe aspiratat tona kombëtare.

U ndjeva i plotësuar kur pashë këtë rini që frymon shqip dhe është plot dituri botërore, prandaj ne do të vazhdojmë të mbështesim dhe veprojmë gjithmonë në drejtim të avancimit dhe zhvillimit të vendlindjes sonë. Gjithashtu, dua të falënderoj veçanërisht z. Mark Gjolaj, i cili është shembull i vërtetë i humanizmit dhe zemërbardhësisë, i cili rregullisht dhe çdo vit mbështet dhe kujdeset për më të vegjlit e kësaj shkolle. Ai jo vetëm që çdo vit u shpërndan dhurata festive fëmijëve të kësaj shkolle, por mbështet të gjitha nevojat e Malësisë, gjë që ne në diasporë e vlerësojmë shumë.

Shkolla fillore “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Triesh dhe nxënësit e saj janë dëshmi e fortë se e ardhmja jonë është e ndritshme dhe e frytshme dhe se të gjithë së bashku do të arrijmë shkallët më të larta të progresit.

Gëzuar!

Related posts

Reisul Ulema merr pjesë në iftarin tradicional të organizuar në Medresenë Isa Beu

Gjyla Halili

Zyrtari i BE-së: Sanksionet ndaj Kosovës janë të përkohshme dhe hap i kthyeshëm

admin

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Kurti nuk merr pjesë fizikisht, do të dërgojë video-mesazh

Gjyla Halili