AKTUALE

Futja e Grubit në listën e zezë amerikane, Aziri: Asnjë individ nuk do të jetë pengesë e funksionimit të Frontit Europian

Asnjë individ, kushdo qoftë ai, nuk do të jetë arsye ose pengesë që të pengojë funksionimin e Frontit Europian”, kështu tha në Daily Click nënkryetari i ASH-së- krahu i Selës, Elmi Aziri pasi Artan Grubi nga BDI u fut në listen e zezë të SHBA-ve përcjell TV21. Aziri tha se nuk është diskutuar për largim nga Fronti që siç tha, fati individual I ndonjërit prej tyre nuk do të ndikojë në funksionimin e Frontit dhe shtoi se, nuk ka veprimtari që bien ndesh me objektivat e koalicionit.

“Jo se nuk kemi zhvendosje të kauzave, nuk kemi veprimtari që bien ndesh në kuadër të objective dhe qëllimeve që i kemi përcaktuar si Front Europian. Janë veprime individuale, akuza individuale me emër dhe mbiemër. As nuk është diskutuar dhe nuk mendoj që fati individual i ndonjërit prej neve do të ndikojë në funksionimin e Frontit Europian”, tha Elmi Aziri.

Banner

Related posts

Blerim Osmani emërohet Shef i Shtabit Zgjedhor të BDI-së në Tetovë për zgjedhjet lokale – Një figurë kyçe në fushatën që po vjen

Gjyla Halili

Sot sërish protesta kundër ndotjes së ajrit

Gjyla Halili

Osmani: Ankimuam vendimin e KSHZ-së, ndërkombëtarët të ndjekin procesin me vëmendje

Gjyla Halili