AKTUALE

Dauti me pyetje te Mexhiti: A pranoni që të intonohet himni shtetëror në shkolla?

Ligji për arsim që parasheh intonim të himnit shtetërorë në shkolla e që ende është në procedurë paralamentare, ishte një prej pyetjeve të deputetes së FE, Ilire Dauti. Ajo këtë pyetje ia parashtroi zv.kryeministrit të parë, Izet Mexhitit, përmes së cilës kërkonte përgjigje, nëse ai e pranon këtë zgjidhje ligjore dhe nëse është PRO intonimit të himnit shtetërorë në shkolla.

Zv.kryeministri Mexhiti nuk u përgjigj drejtpërdrejtë, por parashtroi kundër pyetje deri te Dauti – pse këshilltarët nga radhët e FE në Veles kanë votuar për intonimin e himnit.

Dauti parashtroi pyetje edhe deri te kryeministri Hirstijan Mickoski për atë se cila është pikëpamja e tij reale për përdorimin e gjuhës shqipe, por për shkak se Mickoski nuk ishte i pranishëm në seancë për shkak të vizitës në Bruksel, për këtë pyetje do të marrë përgjigje në formë të shkruar.

Banner

Related posts

Pendarovski për ndryshimet kushtetuese: Optimizmi i Qeverisë ka qenë jo real

Gjyla Halili

Xhemali Ferati zgjidhet kryetar i nëndegës së Bdi-së në Llacë

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: Bashkimin e shqiptarëve kundër vazalëve nuk ka forc që mund ta ndal

Gjyla Halili