AKTUALE

Kritikuesi i arratisjes Artan Grubi ndjek hapat e azilantit Nikolla Gruevski

Artan Grubi dikur ngrinte zërin për arratisjen e Nikolla Gruevskit, që për shkurt kohë të ndjekë hapat e ish kryeministrit azilant në Hungari. Ndërsa deri dje ishte i etur për Drejtësinë, nga sot zyrtarisht Grubi u gjet në listën e personave të arratisur nga Drejtësia.

“Kjo nuk duhej të lejohet, kjo duhej patjetër të parandalohej sepse nuk mund të mënyrë magjike të zhduket personi i cili kërkohet dhe ruhet nga policia”, deklaroi Artan Grubi, deputet i BDI-së (22 nëntor 2018).

Kështu deklaronte Artan Grubi për arratisjen e Nikolla Gruevskit në Hungari në nëntorin e vitit 2018, e që për ironi, gjashtë vite më vonë edhe vetë ai të ndiqte shembullin e ish kryeministrit azilant. Madje, Grubi, zotohej që shteti do të angazhohet për ta rikthyer Gruevskin e arratisur. Për ikjen e tij theksonte që edhe vetë politika e asaj kohe kishte përgjegjësi.

“Vlerësoj që institucionet tona, veçanërisht Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria do të bëjnë çmos që përmes institucioneve të Brukselit dhe përmes kontakteve direkte me autoritetet hungareze që ta risjellë Gruevskin në Maqedoni në mënyrë që dëshmojmë se në vendin tonë ka ndryshim të mentalitetit dhe në vendin tonë nuk ka askush që është mbi ligjin por të gjithë përgjigjen njësoj”, tha Artan Grubi, deputet i BDI-së (22 nëntor 2018).

Kësaj deklarate të Grubit i përshtatet thënia: “Më dëgjo çka flas mos më shih çka bëj”. Ndërsa deri dje ishte i etur për drejtësi, sot Grubi zyrtarisht u gjet në listën e personave në kërkim për ikje nga Drejtësia. Para se të vijë në këtë “derexhe” ai kërkonte pastërti të figurës së politikanëve dhe angazhim për daljen para drejtësisë të të gjithë zyrtarëve “gabimtarë”. Përsëriste si në refren kërkesën e famshme të BDI-së për veting.

“Kërkojmë veting fillimisht të politikanëve, prej Ahmetit e deri te anëtari i fundit i BDI-së. Jemi partia e vetme që ka miratuar vendim në Kryesi dhe Këshillin e Përgjithshëm që të hetohet çdo anëtar prej vitit 2002 deri në vitin 2023, tanimë 2024”, u shpreh Artan Grubi, zv. Kryeministër (11.01.2024).

“Ju thoni ka krim, ka dyshim, dorëzojeni. Dorëzoni padi penale, për çfarëdo krimi që dyshoni”, u shpreh Artan Grubi, zv.kryeministër (27.06.2023).

Denonconi krimin që mos të përfundoni prapa grilave thoshte Grubi, siç përfunduan ish bashkëpunëtorët më të ngushtë të Gruevskit pas arratisjes së tij.

“Me ikjen e tij mori në qafë një parti të tërë apo ish bashkëpunëtorësh të tij më të afërt të cilët deri dje ishin në liri, ndërsa nga sot janë prapa grilave”, deklaroi Artan Grubi, deputet i BDI-së (22 nëntor 2018). /Alsat.mk

Related posts

Përfaqësuesi i diasporës shqiptare: Më mirë të fitojë BDI-ja, VLEN tallet me intelegjencën e shqiptarëve, VLEN-RREN!

Gjyla Halili

Vendosen bustet e heronjëve maqedonas në Tetovë të cilët i largoi Hazbi Lika në 2007

Gjyla Halili

Këshilli për të drejta të njeriut i KB-së do të debatojë për gjendjen në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili