AKTUALE

Në Tiranë, vlerësohen me mirënjohje katër shoqatat e Malësisë që veprojnë në Amerikë, Dedivanaj: Vazhdojmë me punën tonë të përkushtuar, ky është vetëm fillimi

Agjencia Ndërkombëtare e Investigimit ka vlerësuar me mirënjohje, katër shoqata nga Malësia, që jetojnë e veprojnë në Amerikë. Në emër të katër shoqatave, ka shprehur falënderim, Agron Dedivanaj, kryetar i shoqatës “Jehona e Malësisë”.

Ne, katër shoqatat së bashku, gjithmonë me shumë energji pozitive dhe motivuese mirëpresim çdo lëvdatë dhe mirënjohje nga shteti ynë amë, sepse nëse vëllezërit dhe motrat tona nga vendlindja i vlerësojnë nismat dhe projektet tona atdhetare, atëherë ne e dimë se jemi në rrugën e duhur, ka shkruar Dedivanaj.

Deklarata e tij në rrjetin social, fb:

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se Agjencia Ndërkombëtare e Investigimit i ka vlerësuar shoqatat “Malësia e Madhe NY”, “Malësia e Madhe Michigan”, “Malësia në Kaliforni” dhe “Jehona e Malësisë” duke dhuruar nga një çertifikatë mirënjohjeje për çdo shoqatë për kontributin e këtyre shoqatave në zhvillimin dhe prosperitetin e atdheut – Malësisë, si dhe vendosjes dhe ndërtimit të përmendores madhështore të kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeut. Këtë çertifikatë mirënjohjeje, në emër të Agjencisë, drejtori ekzekutiv z. Fatmir Sena më dhuroi solemnisht dhe prënova çertifikatat edhe për shoqatat tjera.
Ne, katër shoqatat së bashku, gjithmonë me shumë energji pozitive dhe motivuese mirëpresim çdo lëvdatë dhe mirënjohje nga shteti ynë amë, sepse nëse vëllezërit dhe motrat tona nga vendlindja i vlerësojnë nismat dhe projektet tona atdhetare, atëherë ne e dimë se jemi në rrugën e duhur. Ne i jemi përkushtuar maksimalisht projektit të vendosjes së përmendores së Skënderbeut në Tuz dhe tani ndihemi të plotësuar dhe të lumtur kur shohim se përmendorja e Skënderbeut qëndron krenare në Tuz, në vendin e vetë, mes shqiptarëve autokton, mes vëllezërve dhe motrave të një gjaku, një gjuhe, një kombi. Ashtu si Ati i kombit tonë është simbol dhe personifikimi më i mirë i fuqisë së bashkimit, ashtu edhe ne vepruam kompakt dhe të bashkuar deri në realizimin e këtij projekti historik.
Falenderojmë Agjencinë Ndërkombëtare të Investigimit si dhe vazhdojmë me punën tonë të përkushtuar, sepse veçse kemi filluar!

Related posts

Bujar Osmani: Thellësisht i nderuar për besimin që të jem nënkryetar i BDI-së

admin

Mexhiti: Kampusit të UNT-së do ia kenë lakmi të gjitha universitetet – akuzat e BDI-së janë qesharake!

Gjyla Halili

Mickoski: Për 100 ditë realizuam qindra projekte!

Gjyla Halili