AKTUALE

Pyetje deputetësh në Kuvend, përplasje për Ligjin e Gjuhëve

Opozita akuzon pushtetin për mos respektimin e gjuhës shqipe. Thonë se të gjitha ligjet në Kuvend sillen vetëm në maqedonisht. Në seancën e pyetjeve të deputetëve, Ilire Dauti nga ASH tha se edhe komunikimi mes Qeverisë dhe Kuvendit bëhet vetëm në maqedonisht

“Duke u nisur nga ajo që na takon të gjithëve këtu bashkë, unë disa herë e kam ngritur çështjen e përdorimit të gjuhës edhe këtu në institucionin Kuvend dhe për fat të keq, pas gjashtë muaj kur ky kryeministër së bashku me partnerët e tjerë të koalicionit përfshirë edhe ato shqiptarë, vazhdojnë që të gjitha ligjet sillen vetëm në gjuhën maqedonase dhe komunikimi zyrtar i Qeverisë me Kuvendin e Maqedonisë së Veriut bëhet vetëm në gjuhën maqedone”, tha Ilire Dauti, ASH.

Por zëvendëskyeministri i parë, Izet Mexhiti kundërpërgjigjet se çështja e gjuhës po keqpërdoret nga opozita. Ai thotë se gjuha shqipe është kategori kushtetuese, ndërsa statusi në të cilin ndodhet, është si pasojë e veprimeve të pushtetit të kaluar shqiptar, por sido që të jetë, Mexhiti nënvizon se ligji i gjuhëve nuk do të preket.

“Ndërsa për gjuhën shqipe, mjaft tentuat ta keqpërdorni, deklaratat ishin edhe të kryeministrit edhe tonat të VLENIT edhe të presidentes që gjuha shqipe është kategori kushtetuese dhe është e rregulluar tash për tash, në këtë status që e keni lënë pra, në ligjin e gjuhëve, që përkufizohet me 20 përqindëshin. Pra kjo është ajo që e keni lënë, por kështu si është ne demonstruam se nuk preket ligji I gjuhëve, do ta zgjidhim ligjin e librave amë, edhe për ligjet e arsimit pra, nuk keni nevojë të brengoseni se ka kush I përfaqëson shqiptarët”, deklaroi Izet Mexhiti, Zv kryeministër I parë.

Përveç kësaj opozita hapi debat edhe lidhur më ligjin për arsimin e mesëm, i cili parasheh intonimin e himnit shtetëror nëpër shkolla, por zëvendëskryeministri akuzoi se edhe për këtë çështje po keqpërdoret foltorja e kuvendit, pasi siç tha ai, ishte pikërisht këshilltari I BDI-së, ai që në Veles votoi “pro” intonimit të himnit, ndërsa në kuvend reagohet përse ka një propozim të tillë. /Alsat.mk

Related posts

Përfaqësuesja e OSBE-së znj Llajons viziton Kërçovën, Dehari: Shpresoj që ky bashkëpunim do të sjell projekte konkrete

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

admin

Fronti Europian hap shtabin zgjedhor në Krushevë

Gjyla Halili