AKTUALE

Drejtoria e Doganave konfiskon mbi 700 kilogramë duhan

Departamenti për kontroll dhe hetime pranë Drejtorisë doganore ka kryer aksion të madh në Manastir dhe Resnjë në të cilin janë konfiskuar 780 kilogramë duhan të prerë në vlerë të përgjithshme prej 3,4 milionë denarë.

Siç njoftojnë nga Drejtoria doganore në aksion u kryen kontrolle në banesa dhe dhoma shërbimi, si dhe në tregjet e qytetit.

“Tre persona do të përgjigjen penalisht, ndërsa një person do të dënohet për kundërvajtje. Nga këto akte në procedurë para hetimore është konstatuar dëm i drejtpërdrejtë në Buxhetin në vlerë prej 2,8 milionë denarë. Përkatësisht, me datën 13.12.2024, pas lëshimit të urdhrit për bastisjen e shtëpisë dhe objekteve tjera ndihmëse nga Gjykata Themelore në Resnjë, inspektorët e Departamentit për Kontroll dhe Hetime kanë kryer bastisje të objekteve ndihmëse që përdoreshin si dyqan nga personi S.T nga Resnja. Gjatë kontrollit janë gjetur rreth 259 kilogramë duhan të prerë. Kontrolle janë kryer edhe në tregun e qytetit, gjatë të cilave personi R.N nga Resnja janë marrë 100 kilogramë duhan të prerë”.

“Të njëjtën ditë, pas lëshimit të urdhrit për bastisje të banesës dhe objekteve të tjera ndihmëse nga Gjykata Themelore në Manastir, bastisja e objekteve ndihmëse që përdoreshin si garazhe është kryer nga personi F.K, ku u gjetën rreth 283 kilogramë duhan i prerë. Po ashtu, gjatë kontrolleve në tregun e qytetit në Manastir, të njëjtit person i janë marrë edhe 88 kilogramë duhan të prerë, si dhe 49 kilogramë duhan të prerë nga personi T.N”, thonë nga Drejtoria doganore.

Related posts

Bexheti: Asnjëherë s’kam pretenduar që të jem palë me Ali Ahmetin, e çmoj si udhëheqës

Gjyla Halili

Në UT u promovuan pesë vepra shkencore të Prof. Dr. Faton Shabanit

admin

Ilire Dauti: Deputetët e ASH-së nuk mund të zgjidhen nga Mickoski, Moska e Beogradi

Gjyla Halili