AKTUALE

Abdixhiku takon Ali Ahmetin: Gjuha shqipe e historia e shqiptarëve përbëjnë identitet të patjetërsueshëm në RMV

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me Ali Ahmetin, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, shkruan Gazeta Express.

Të dy kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut.

Kryetari i LDK-së, ka vlerësuar domosdoshmërinë e ruajtjes së të arriturave historike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, si dhe forcimin e bashkëpunumit ndërshqiptar.

Postimi i plotë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë, priti në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetin.

Kryetari Abdixhiku dhe z. Ahmeti diskutuan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut në një kohë kur stabiliteti dhe zhvillimi rajonal mbeten të rëndësishme për të dyja vendet.

Duke njohur kontributin e z. Ahmeti dhe të BDI-së për forcimin e rolit politik të shqiptarëve, kryetari Abdixhiku vlerësoi domosdoshmërinë e ruajtjes së të arriturave historike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, si dhe forcimin e bashkëpunumit ndërshqiptar.

Shqiptarët janë faktor vendimtar për stabilitetin dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut. Gjuha shqipe dhe historia e shqiptarëve përbëjnë identitet të patjetërsueshëm, theksoi Abdixhiku.

Z. Ahmeti çmoi lart rolin historik të LDK-së dhe të Presidentit Rugova në pavarësimin e Kosovës dhe në ndërtimin e shtetit. Po ashtu, z. Ahmeti vlerësoi lart lidershipin e kryetarit Abdixhiku në procesin e rikthimit të forcës elektorale të LDK-së, si dhe i uroi sukses në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Related posts

Akademi Solemne me rastin e përkujtimit të Ulemave të Tetovës

Gjyla Halili

Zekolli: Taravari i “njejtë” me Rahman Morinën

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Koha për Presidentin e parë shqiptar Bujar Osmani!

Gjyla Halili