AKTUALE

Nëse kapen, Grubi dhe Bajrami drejt në paraburgim

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka propozuar masa sigurie ndaj ish-zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubit dhe Përparim Bajramit nga Lotaria Shtetërore.

“Prokurori përkatës publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, do të propozojë përcaktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit, me qëllim që masa e paraburgimit të fillojë zbatimin menjëherë pas gjetjes dhe arrestimit të tij”, thanë nga Prokuroria.

Dy personat dyshohet se kanë kryer veprën penale – përvetësim, e dënueshme në bazë të nenit 354 nga Kodi Penal, ndërsa për katër persona tjerë – keqpërdorim i pozitës dhe autoritetet zyrtare, e dënueshme në bazë të nenit 353.

Në hetime janë siguruar prova për dyshime të bazuara se dy të akuzuarit e parë, si persona përgjegjës në Shoqatën Aksionare “Lotaria Shtetërore”, gjatë vitit 2023 kanë dëmtuar buxhetin e Shoqatës me 501 milionë denarë, duke përvetësuar kundërligjshëm pasuri për tjetrin.

I akuzuari i parë, në rolin e kryetarit të Këshillit Drejtues – drejtor gjeneral në “Lotarinë Shtetërore’, më 9 maj të vitit 2023 kishte kërkuar nga Qeveria e RMV-së për blerjen e terminaleve VLT dhe zbatimin e tyre për realizimin e lojërave elektronike të fatit. Në njoftimin e Prokurorisë theksohet se i akuzuari ishte i vetëdijshëm se blerja e tyre ishte e panevojshme, pasi “Lotaria Shtetërore”, në bazë të Ligjit për lojërat e fatit nuk kishte të drejtë të organizojë lojërat elektronike të fatit.

I akuzuari i dytë, në rolin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së RMV-së, në seancën qeveritare të udhëhequr nga ai, ka miratuar Informacionin, duke i dhënë dritë të gjelbër “Lotarisë Shtetërore” të blejë pajisjet për lojërat elektronike të fatit. Pas kësaj, i akuzuari i parë ka vendosur blerjen e pajisjeve në vlerë mbi 501 milionë denarë, përkundër se nuk blerja e tyre ishte e panevojshme, dhe për këtë asnjëherë nuk janë përdorur.

Banner

Related posts

Mësoni pse nuk duhet të i bleni fëmijëve shumë lodra?

admin

MPJ thirrje qytetarëve t’i shmangin udhëtimet në Izrael dhe rajon

Gjyla Halili

Pendarovski nënshkroi Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale, kufizohen mjetet që mund të shpenzohen gjatë fushatës

Gjyla Halili