AKTUALE

8.1 milionë euro konsiderohet dëmi në Lotarinë e Maqedonisë

Prokuroria Themelore Shkup, duke u bazuar në kallëzimet penale të MPB-së dhe Policisë Financiare, ka sjellë Urdhër hetimi ndaj dy personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se janë bashkëkryerës të veprës penale – Përvetësim në shërbim.

Për katër persona të tjerë ka iniciuar procedurë penale – Keqpërdorim i pozitës dhe detyrës zyrtare. Për këtë, mëngjesin e sotëm, me urdhër të gjykatës, nga policia dhe nën drejtimin e prokurorit kompetent, janë kontrolluar 9 lokacione në Shkup dhe në Kumanovë me qëllim të sigurimit të provave.

“Nga provat e grumbulluara, rezulton dyshimi i bazuar se dy bashkëkryerësit, si persona përgjegjës në shoqërinë SHA “Lotaria Shtetërore”, gjatë vitit 2023, nëpërmjet ushtrimit të kompetencave dhe detyrave të tyre të veçanta, së bashku kanë marrë pjesë në aktet e ekzekutimit të dëmit të shoqërisë aksionare me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm, i cili llogaritet në shumë të konsiderueshme prej 501.319.119 denarë nga buxheti i shoqërisë aksionare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Nga atje shtojnë se i dyshuari i parë veprën penale e ka kryer në cilësinë e kryetarit të Bordit Drejtues – Drejtor i Përgjithshëm i “Lotarisë Shtetërore”, ndërsa i dyshuari i dytë ka ndërmarrë veprime në cilësinë e personit përgjegjës – kryesues i seancës së Qeverisë të mbajtur në cilësinë e Shoqëria aksionare për organizimin e lojërave të fatit të “Lotarisë shtetërore”. Katër të dyshuarit e tjerë, sipas prokurorisë, ishin kryetar dhe anëtarë të komisionit për dy thirrje publike të ndara, për të cilat dyshohet se kanë keqpërdorur kompetencat dhe detyrat e veçanta dhe kanë kryer thirrje publike edhe pse e dinin se një procedurë e tillë në rastet konkrete nuk duhet të kryhen, sepse nuk plotësonin kushtet e kërkesave ligjore.

Related posts

Kandidatura e Pendarovskit për mandatin e dytë mer mbështetjen e 15 partive politike

Gjyla Halili

Cilët janë kompanitë në Maqedoni që peshojnë rëndë

Gjyla Halili

“TV BOIN – ZËRI I VËNDLINDJES” MBLEDH SËRISH BASHKË DONATORËT MALËSORË

Gjyla Halili