AKTUALE

Taravari: Vendime pune për mbi 1000 të punësuar me kontratë në vepër

Deri në fund të vitit do të marrin vendime mbi 1000 të punësuar me kontratë në vepër nëpër institucionet shëndetësore, por ky numër nuk e përmbush mungesën e personelit mjekësor, veçanërisht të atij me arsim të mesëm. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se këto kanë qenë kapacitetet e qeverisë brenda këtyre gjashtë muajve, ndërsa për vitin e ardhshme premtoi edhe punësime të tjera. I pyetur nëse do të ndryshohen ushtruesit e detyrës drejtor nëpër klinikat universitare të shtetit, apo do të mbeten të njëjtit, pas skadimit të afatit gjashtë mujor, Taravari tha se si ministri janë duke bërë analiza për performancën e drejtorëve gjatë këtyre muajve, dhe ato që nuk kanë udhëhequr si duhet do të ndërrohen.

“Mungesë të personelit mjekësor, veçanërisht të personelit mjekësor me arsim të mesëm ka gjithkund… për këtë qeveria tani më ka marrë hapa konkret, ndërsa unë shpresoj që deri në fund të këtij viti do të shpallet konkursi, në të cilën do të pranohen në punë mbi 1000 persona të personelit mjekësor me arsim të mesëm, këtu nuk nënkuptoj vetëm motra medicinale, por edhe ndihmës infermier, pra ata që ishin me kontratë në vepër , megjithatë përsëri është pak, përsëri do të kemi nevojë”, deklaroi Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë. /Alsat.mk

Banner

Related posts

Fondacioni Golden Eagle ndan 5,000 euro për Ervin Halimi nga Presheva.

Gjyla Halili

BDI me hapa të rinj në vazhdimësi të reformës gjithëpërfshirëse partiake

Gjyla Halili

Blerim Bexheti: 19 tetori është referendum në Saraj – Blerant Ramadani kryetari i ardhshëm!

Gjyla Halili