AKTUALE

MPB me kallëzim të ri penal për Ramiz Merkon

Departamenti për Punë të Brendshme në Strugë ka parashtruar kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kallëzimi penal ka të bëjë me emërimin e një personi nga pozita e biblotekarit në pozitën e derejtorit të shkollës, edhe pse sipas MPB-së, Merko kishte informacion që personi në fjalë nuk kishte arsimimin adekuat.

“Ai në cilësinë e kryetarit të komunës së Strugës, më 30.05.2018 dhe 01.04.2024 ka marrë vendim me të cilin A.O. nga fshati Podgorc i Strugës e emëroi nga bibliotekar, në drejtor të shkollës fillore të po këtij fshati. i raportuari R.M e ka bërë këtë edhe pse e ka ditur se A.O. nuk ka arsim të përshtatshëm dhe nuk i plotëson shumë kushte nga Ligji për Arsim Fillor, nuk ka të paktën pesë vjet përvojë pune në shkollë, nuk ka dhënë provimin për drejtor brenda afatit të përcaktuar ligjor, nuk ka stazh praktik dhe nuk zotëronte certifikatë përkatëse për njohjen e gjuhës angleze”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së, nga ku shtojnë se parregullsitë janë konstatuar nga kontrolli i Inspektoratit të Arsimit, që është bërë më darë 20.06.2024./tv21.tv

Banner

Related posts

Fatmir Limani shpërthen ndaj Mexhitit dhe Kasamit: Dolën në skenë dy kikirecat!

Gjyla Halili

Dua Lipa shfaqet tërë stil edhe në një ditë me shi në Londër

admin

Mexhiti: Faleminderit nga zemra Gostivari i proceseve të mëdha kombëtare!

admin