AKTUALE

Kryeministri Mickoski në takim të Këshillit të investitorëve të huaj

Kryeministri Hristian Mickoski sot në Qeveri do të ketë takim me Këshillin e investitorëve të huaj.

Nga pres-shërbimi qeveritar njoftuan se pas takimit kryeministri Mickoski do të mbajë konferencë për shtyp në Qendrën mediatike të Qeverisë.

Takimi i sotëm është dakorduar në një takim paraprak të Mickoskit me Këshillin e investitorëve të huaj të mbajtur më 4 shtator të këtij viti.

Ekipi qeveritar i kryesuar nga kryeministri dhe përfaqësues të 40-të kompanitë me kapital të huaj që punojnë në vend, atëherë kanë biseduar për kërkesën dhe nevojat e biznesit, për avancimin e sundimit të drejtësisë dhe sigurisë juridike. Është arritur marrëveshja edhe për formimin e grupeve të punës, të cilët punojnë në përmirësime konkrete të klimës së biznesit në vend dhe rritjen e konkurrencës dhe punës së suksesshme të investitorëve ekzistues, si dhe tërheqjen e investime të reja të huaja.

Banner

Related posts

Privohet nga liria shoferi që me veturë goditi një këmbësorë 87 vjeç në Shkup

Gjyla Halili

Lutkov: “Java e kulturës maqedonase” në Tiranë është dëshmi për dialogun e gjallë mes dy vendeve, urë që na ndërlidh

Gjyla Halili

BDI: Mickoski zbuloi planin për të degraduar gjuhën shqipe – Nuk kalon

Gjyla Halili