AKTUALE

Zeqirija Ibrahimi pyet: A ka Ali Ahmeti vizë amerikane?

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, gjatë një takimi me
strukturat dhe aktivin e partisë mbrëmë në Çair, shtroi disa çështje të
ndërlidhura me listën e zezë amerikane dhe parashtroi një pyetje të re
që ngjalli interes të madh. Në fjalën e tij, Ibrahimi kujtoi:

Në korrik të vitit 2023, kam parashtuar pyetjen se cili nga
ish-ministrat e BDI-së nuk ka vizë amerikane. Në atë kohë, shumë njerëz
më pyesnin nëse është e vërtetë dhe çfarë po ndodh. Sot, është bërë e
qartë se disa prej tyre nuk kanë pasur vizë amerikane sepse janë në
listën e zezë amerikane.

Sot shtroj një pyetje tjetër: A ka Ali Ahmeti vizë amerikane? Është mirë
që ai vetë të përgjigjet,” përfundoi Ibrahimi.

Ky deklarim i tij vjen në një kohë kur çështjet e korrupsionit dhe
sanksioneve ndërkombëtare siç është lista e zezë amerikane ndaj
funksionarëve të BDI-së në Maqedoninë e Veriut po tërheqin vëmendje të
shtuar.

Banner

Related posts

Arbër Ademi emërohet Sekretar i Përgjithshëm, votohen edhe 5 nënkryetarët

Gjyla Halili

Diell dhe vranësira të pakta – tempraturat mbi 20 gradë Celsius

Gjyla Halili

“Festat e Nëntorit” – Universiteti i Tetovës vazhdon traditën e nderimit të datave të rëndësishme kombëtare

Gjyla Halili