AKTUALE

HATME NË FSHATIN ÇELLOPEK

Banner

Sot më datë 15.12.2024 (e diel), në Xhaminë e Epërme të fshatit Çellopek u realizua solemnitet fetar me rastin e përfundimit të leximit të Kur’anit Fisnik-hatme nga nxënësit e mektebit që e ndjekin mësimbesimin fetar në këtë xhami tek mualimi, Mr. Nuri ef.Ganiji.

Në këtë manifestim përpos xhematit, familjarëve, hoxhallarëve dhe mysafirëve, prezantoi edhe Myftiu i Myftinisë së Tetovës Dr. Hfz. Selver ef.Xhemaili me bashkëpunëtorët e tij.

Në fjalën e tij, Myftiu përshëndeti të pranishmit si dhe theksoi rëndësinë e mësimit dhe edukimit fetar që zhvillohet në mekteb. Ai uroi nëxënësit, familjarët, këshillin e xhamisë dhe në veçanti mualimin për punën e bërë si dhe për suksesin e arritur.

Programin e moderoi referenti i Myftinisë, Muhamed ef.Berzati, ndërsa duanë e hatmes e bëri referenti i arsimit, Idris ef.Idrizi.

Në fund të programit, mualimit Mr. Nuri ef.Ganiji, iu dhurua një plaketë në shenjë mirënjohje për punën e bërë, si dhe u bë shpërndarja e diplomave nga ana e Myftiut për nxënësit që kishin kryer leximin e Kuranit Fisnik (hatme).

Nxënësve, Zoti ju dhëntë suksese edhe në të ardhmen.
Mualimin, Zoti e begatoftë me të mirat e tij.
Një falenderim të veçantë për këshillin e xhamisë si dhe imamin, Neset ef.Imeri për organizimin e mrekullueshëm.

Banner

Related posts

“Shqiptarët kanë vendosur, BDI shkon në histori” – VLEN: Çfarë mendon NATO për bojkotin e zgjedhjeve dhe destabilizimin politik?

Gjyla Halili

Një ditë pas ndalimit të qytetarëve të Kosovës në kufij nga Serbia, në Bruksel takohen Bislimi dhe Petkoviq për çështjen e dinarit

Gjyla Halili

Tahir Hani pranon dosjen personale, për veprimtarin ilegale

admin