AKTUALE

Trump zgjedh Richard Grenell si të dërguar për misione speciale

Banner

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se ka zgjedhur Richard Grenell, ish-shefin e tij të inteligjencës, si të dërguar presidencial për misione speciale, një post ku ai ka të ngjarë të drejtojë politika ndaj disa kundërshtarëve të SHBA-së, përfshirë Korenë e Veriut.

“Ric do të punojë në disa nga pikat më të nxehta në botë, duke përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, tha Trump në platformën e tij të mediave sociale “Truth”, pa përshkruar më tej detyrat.

Një burim nga ekipi i tranzicionit i Trump tha për agjencinë Reuters se Grenell do të fokusohet gjithashtu tek tensionet në Ballkan.

Gjatë mandatit të parë të zotit Trump, Grenell shërbeu si ambasador në Gjermani, i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat mes Serbisë dhe Kosovës, si edhe si Drejtor në detyrë i Zbulimit Kombëtar.

Ai ka qenë prej kohësh një nga këshilltarët e politikës së jashtme të Trump

Banner

Related posts

Maqedonasit votuan për “shqiptarët që ju duhen”

Gjyla Halili

BDI rithekson përkushtimin e saj ndaj paqes, sigurisë kolektive dhe partneritetit të pathyeshëm me SHBA, NATO-n dhe Bashkimin Evropian

Gjyla Halili

Stevo Pendarovski, kandidat për president nga radhët e LSDM

Gjyla Halili