AKTUALE

Lladrovci: Ushtria e Kosovës është besnike e traditës së paraardhësve luftëtarë

Me rastin e përvjetorit të gashtë të krijimit të Ushtrisë së Kosovës, Ramiz Lladrovci, kryetar i komunës së Drenasit, ka uruar ushtarët, oficerët dhe nënoficerët.

“FSK ndjek përvojën më të mirë ushtarake, me përkrahjen e aleatëve. Është ditë reflektimi për të gjithë dëshmorët dhe martirët të cilët nuk e pritën ditën e krijimit të ushtrisë besnike e traditës së paraardhësve luftëtarë”, ka shkruar ai në rrjetin social.

Postimi i plotë:

Mbi traditën më të ndritur atdhetare, u krijua UÇK, e cila u transformua në TMK, pastaj në Forcat e Sigurisë së Kosovës, ndërsa para gjashtë vitesh u shndërrua në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Në këtë ditë, shprehim respektin tonë të thellë për çdo përkrahës të ushtrisë, duke i kontribuar lavdisë së sajë, krah ushtrive moderne dhe me moral të lartë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Republikës sonë.

FSK ndjek përvojën më të mirë ushtarake, me përkrahjen e aleatëve. Është ditë reflektimi për të gjithë dëshmorët dhe martirët të cilët nuk e pritën ditën e krijimit të ushtrisë besnike e traditës së paraardhësve luftëtarë!

Ushtarë, oficerë, nënoficerë, gëzuar dita e themelimit!

https://www.facebook.com/share/p/1B2ffDvzkf/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

Bislimi e Gorçeviç mohojnë se Mali i Zi ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Gjyla Halili

Osmani në Forumin GlobSec në Bratisllavë

admin

Anulimi i vendimit për Medresenë – një akt i rrezikshëm që godet liritë themelore dhe kohezionin ndërfetar 

Gjyla Halili