AKTUALE

Ligjet në maqedonisht në Kuvend, Ministri Besar Durmishi i përgjigjet deputetes Ilire Dauti

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi i është pérgjigjur deputetes së Frontit Evropian, Ilire Dauti, e cila hodhi akuza se dokumentet nga kjo ministri kanë mbërritur në Kuvend vetëm në maqedonisht.

“Deputetja e Frontit Europian, zonja Ilire Dauti, përgjegjësitë për mosrespektimin e gjuhës duhet t’i kërkoj në adresë tjetër e jo te Ministria e Ekonomisë dhe Punës, dhe te unë si drejtues i saj.

Çdo dokument zyrtar që del nga institucioni ynë, del në dy gjuhë. Këtë dëshmi e keni edhe në dokumentet e bashkangjitura më poshtë.

Do të kujdesem që gjithmonë të respektoj ligjet në të mirë të të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Durmishi.(INA)

Banner

Related posts

NJË PROMOVIM DINJITOZ NË SHTETIN NGA FILLOI ËNDRRA AMERIKANE E DR. PASHKO CAMAJT

Gjyla Halili

Ata që sot thonë: Edhe BDI, edhe Qeveri – Olmaz, deri dje ishin në Qeveri bashkë me BDI!

Gjyla Halili

Largimi i shqiptarëve nga puna reagon ASH-krahu u Selës, mos u bëni zëdhënës të VMRO-së

Gjyla Halili