AKTUALE

Kryetari i komunës z. Iljas Veseli mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me përfaqësues nga komuniteti i biznesit që vijn nga komuna e Sarajit, me temën “Investimet lokale e përmirësojnë cilësinë e jetës”.

Kryetari i komunës z. Iljas Veseli mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me përfaqësues nga komuniteti i biznesit që vijn nga komuna e Sarajit, me temën “Investimet lokale e përmirësojnë cilësinë e jetës”.

Ky event u organizua së bashku nga Fondacioni Albiz dhe Komuna e Sarajit, në kuadër të projektit “Investime me ndikim shoqëror ne komunitete” i financuar nga USAID Maqedonia e Veriut.

Në këtë tryezë u prezantuan projektet e realizuara deri më tani në kuadër të projektit të lartëpërmendur dhe u zhvillua debat mbi nevojat, mundësite dhe vështirësit me të cilat ballafaqohet sektori i biznesit dhe komuna si autoritete lokale. Në frymën e bashkëpunimit të deritanishëm, pjesëmarrësit u dakorduan që të intensifikohet bashkëpunimi mes komunitetit të biznesit dhe komunës, me qëllim të përmirsimit të infrastrukturës dhe rritjen e investimeve në komunitet, gjë që do të mundëson zhivillim ekonomik më të madh lokal.

Komuna e Sarajit dhe kryetari z. Ilas Veseli, edhe njëherë theksuan se do të vazhdojn të jenë partnerë i bizneseve, duke ofruar mbështetje të plotë dhe gatishmëri për realizimin e përbashkët të projekteve në interes të përgjithshëm në të ardhmen e afërt.

#FondacioniAlbiz #USAID #KomunaSaraj
_________________________

Banner

Related posts

Blenë 900 euro të falsifikuara. Më pas bënë pazar në Kumanovë dhe Kriva Pallankë

Gjyla Halili

U shkarkua nga posti i trajnerit te Tottenham, reagon për herë të parë Conte

admin

Ibrahimi: BDI po vajtojnë si “gra Zajazi”, vështirë se do të mbijetojnë deri në zgjedhjet lokale

Gjyla Halili