Pas aksionit “Aditivët” në të cilin 23 persona dyshohen në lidhje me prokurim të dyshimtë miliona dollarësh për TEC Manastirin, kryeministri Mickoski paralajmëron dhjetëra aksione të tjera policore që do të tregojnë se çfarë ka ndodhur në vitet e kaluara.
“Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Prokurorinë e turpshme po ndërmarrin veprime, ai aksion është kryer para disa ditësh për të cilin po flisni, 23 persona janë të dyshuar dhe dy persona juridikë. Në periudhën në vijim do të punohet për dhjetëra raste. Qytetarët maqedonas do të kenë të qartë se çfarë ka ndodhur në vitet e kaluara”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Policia është ende në kërkim të Vasko Kovaçevskit, ish-drejtorin e EMV-së, i cili është në mesin e të dyshuarve në aksionin policor “Aditivët”. Ministria e Brendshme deklaron për Alsat se në momentin që ai të sigurohet, policia do ta informojë menjëherë opinionin.
Gjykata Themelore Penale-Shkup dje caktoi paraburgim prej 30 ditësh për ish-drejtorin e EMV-së Vasko Stefanov dhe për shtatë persona të tjerë të dyshuar për krim prej 6,5 milionë eurosh.
Përveç kësaj, një person është në arrest shtëpie, ndaj 13 personave janë shqiptuar masa kujdesi, ndërsa kantrolle janë kryer në gjithsej 77 lokacione. Që nga fillimi i mandatit të tij, Mickoski ka bërë të ditur se ka indikacione për krime të rënda në disa institucione shtetërore dhe se në periudhën e ardhshme të gjithë personat e përfshirë në të do të dalin para drejtësisë.