AKTUALE

BDI kërkon zgjedhje të parakohshme

Koha për rikthimin e mandatit te qytetarët: T’i japim fund paaftësisë dhe korrupsionit të Qeverisë jolegjitime!

Qeveria aktuale, që pa asnjë dyshim ka shënuar nivelin më të lartë të skandaleve, paaftësisë, krimit dhe korrupsionit brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore dhe është kthyer në simbol të dështimit dhe mungesës së përgjegjshmërisë para qytetarëve të vendit.

Bllokimi i procesit të integrimit evropian dhe sulmi ndaj Marrëveshjes Paqësore të Ohrit që ka shkaktuar tensione të reja në marrëdhëniet ndëretnike, kanë krijuar një situatë të paparashikueshme dhe të rrezikshme për stabilitetin e brendshëm.

Në këto rrethana, Maqedonia e Veriut ka rënë në qendër të vëmendjes së organizatave ndërkombëtare, duke u shndërruar në një nga prioritetet kryesor të Komunitetit Evropian për Menaxhimin e Krizave.

Kjo situatë dëshmon qartazi dështimin e kësaj qeverie për të adresuar sfidat kyçe me të cilat përballet vendi dhe nevojën urgjente për një ndryshim të kursit politik.
BDI konsideron se e vetmja rrugëdalje për të shpëtuar të ardhmen europiane të vendit është që kjo qeveri t’i hapë rrugë rikthimit të mandatit te qytetarët përmes zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Qytetarët meritojnë një qeveri të përgjegjshme, të aftë dhe të përkushtuar për t’i shërbyer interesave të tyre dhe për të çuar vendin përpara në rrugën e zhvillimit dhe integrimit evropian.
BDI mbetet e përkushtuar në angazhimin e saj për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Ftojmë të gjitha forcat progresive dhe qytetarët e vendit të bashkohen në këtë përpjekje për të kthyer shpresën dhe perspektivën në vendin tonë.

Related posts

BDI: Standardet e dyfishta në arsim: Pse disa manifestime kulturore janë krenari, e të tjerat provokim?

Gjyla Halili

Mickoski paralajmëroi kredi të re shtetërore për financimin e projektit Hekurudha Korridori 10

Gjyla Halili

Mickoski në Samitin BE – Ballkani Perëndimor në Bruksel

Gjyla Halili