AKTUALE

Lladrovci: Askush nuk mund ta ndalë fitoren tonë

Pas mbldhjes së Ahtabit zgjeshor të degës së PDK-së në Drenas, kryetari i Shtabit zgjedhor, njëherësh kryetar i degës, Ramiz Lladrovci, ka theksuar se askush nuk mund ta ndalë fitoren tonë.

Fitorja na duhet për Bedri Hamzën Kryeministër, për Kosovën, për heronjtë tanë të luftës e paqes, për të vërtetën e luftës tonë të drejtë, për Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën dhe të tjerët, ka deklaruar ai.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e Shtabit zgjedhor të degës së PDK-së në Drenas, theksova se Komuna e Drenasit, nga viti 2000 e këndej, është e vetmja komunë që qeveriset nga forca unike politike – PDK, në të gjitha zgjedhjet e deritashme, lokale e qendrore, PDK ka qenë dhe mbetet fituese.

Kështu edhe do të vazhdojë. Si bastion i pathyeshëm i PDK-së, ndjejmë përgjegjësi të shtuar për fitore.

Ndjejmë përgjegjësi për fitoren e madhe të PDK-së, me kryeministrin Bedri Hamza.

Ndjejmë përgjegjësi për votimin njëzëri për kandidatët e komunës tonë, për ta rikonfirmuar edhe unitetin tonë, edhe fuqinë e partisë shtetformuese e shtetndërtuese.

Fitorja e PDK-së në Drenas, tashmë është e ditur, duhet të flasim për fitore të madhe, bindëse, ashtu siç i ka hije bastionit të UÇK-së, bastion i PDK-së.

Fitorja na duhet për Bedri Hamzën Kryeministër, për Kosovën, për heronjtë tanë të luftës e paqes, për të vërtetën e luftës tonë të drejtë, për Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën dhe të tjerët.

Faleminderit anëtarë të Shtabit zgjedhor, askush nuk mund ta ndalë fitoren tonë.

Kosova mundet ma mirë!
Bedri Hamza kryeministër!

https://www.facebook.com/share/1AnFztkih3/?mibextid=WC7FNe

Related posts

Ndërtimet e egera në Tetovë/ Shefi i Urbanizmit për BIRN: Më mirë tua marim paratë se sa të prishen

Gjyla Halili

VLEN: Sela dhe Ahmeti kanë abuzuar me fatet e njerëzore për qëllime partiake!

Gjyla Halili

VLEN: BDI dhe satelitët e saj shpifin

Gjyla Halili