AKTUALE

Bexheti: Marrëveshja e Ohrit dhe Badenteri janë miratuar që të mos ketë mazhorizimë

Koordinatori i Grupit Parlamentar të Frontit Evropian dhe deputet i BDI-së, Blerim Bexheti, kritikon kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, se është marrë me retorikë dhe flet publikisht për balancuesin para mediave.

“Fjalën “gënjeshtër” e ka përdorur nga politikanët njëqind herë dhe këndonte si Zdravko Çoliq me mikrofon dhe ka folur për tema politike. Ne nuk mund të pajtohemi me madhorizimin etnik. Dua t’ju kujtoj vetëm se Marrëveshja Kornizë dhe parimi Badenter janë miratuar që të mos ketë mazhorizimë. Kjo me Gjykatën Kushtetuese është lapsus”, tha Bexheti në emisionin “Samo Vistina” .

Bexheti kritikoi edhe anëtarët e Qeverisë nga radhët e koalicionit VLEN, duke i cilësuar si “subjekte”.

“Kryeministri Hristijan Mickoski e ka ditur paraprakisht se si do të zhvillohen ngjarjet në Gjykatën Kushtetuese dhe ka paralajmëruar se sa dispozita do të shfuqizohen. Dua ta bëj të qartë se nëse respektojmë Marrëveshjen Kornizë do të respektohen të gjitha institucionet dhe vendimet që dalin nga Kushtetuta. Nuk është rastësi që për Marrëveshjen e Prespës dhe Ligjin për Gjuhët ka një konkluzion nga vetë Gjykata Kushtetuese që të gjithë gjyqtarët duhet të marrin pjesë. Të gjitha problemet nisën nga Gjykata Kushtetuese”, tha deputeti.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski dje në një konferencë për media tha se nuk do të lejojë që organi kompetent të shantazhohet dhe nuk do të lejojë që ai të jetë nën presion dhe kërcënime.

Banner

Related posts

Rezultatet e konkursit për ndarjen e 500 bursave për nxënësit e paraleleve duale nga profesioni i shëndetësisë për vitin shkollor 2023/2024

Gjyla Halili

Prokuroria aprovoi ankesën e Lidhjes së Boshnjakëve kundër Stoillkoviqit

Gjyla Halili

“Më larguan nga puna, por ma mohuan edhe gjuhën shqipe”, shpërthen ish-këshilltari i Qeverisë

Gjyla Halili