AKTUALE

Takim i Drejtorit të Ndërmarrjes për Menaxhim me Kullotat Shtetërore dhe Drejtorit të Parkut Nacional Sharr në Tetovë

Drejtori i Ndërmarrjes për Menaxhim me Kullotat Shtetërore, z. Bahkim Hasani, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm me drejtorin e Parkut Nacional Sharr në Tetovë, z. Emir Huseini.

Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve për menaxhimin dhe ruajtjen e qëndrueshme të burimeve natyrore në rajon.

Gjatë diskutimeve, u theksua rëndësia e një qasjeje të koordinuar për menaxhimin e kullotave dhe mbrojtjen e biodiversitetit në zonat e mbrojtura. Të dy drejtuesit u angazhuan për të ndërtuar partneritete strategjike që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe përmirësimin e shërbimeve për komunitetin lokal.Ky bashkëpunim ndërinstitucional pritet të sjellë rezultate konkrete në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe në ruajtjen e ekosistemeve të rëndësishme në vendin tonë.

Takimi është vetëm hapi i parë në një sërë përpjekjesh të përbashkëta për zhvillimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pasurive natyrore të vendit.

Banner

Related posts

Deputetja Ajdari demanton fuqishëm mashtrimet e opozitës shqiptare të veshur me pushtet

Gjyla Halili

24 vite nga rënia heroike e komandantit Ilaz Kodra, Ahmeti: Ra fizikisht më 30 prill të vitit 1999, por shpirti i tij nuk vdiq kurrë

admin

Formohen grupet e punës të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it për bisedimet për qeverinë e re

Gjyla Halili