AKTUALE

Gjykata Kushtetuese nuk anuloi asnjë nen të Ligjit për Gjuhët. Ja çfarë vendimi solli!

Një gjykatës e ka braktisur seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, ku pritet të merret vendim mbi Ligjin për Gjuhët

Seancën e ka braktisur gjykatësi Fatmir Skenderi. Në seancë mungojnë edhe dy gjykatësit shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari.

Gjykatësi Skenderi paraprakisht kërkoi anulimin e seancës, që ndërkohë të mundësohet prania e Kadriut dhe Ajdarit, por asnjë nga gjykatësit nuk e pranoi propozimin, pas çka Skenderi braktisi seancën.

Në seancë kane munguar dy gjykatësit shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari.

Gjykata Kushtetuese ka 9 gjykatës, ndërsa për momentin diskutohet nëse është plotësuar kuorumi për të vazhduar seancën.

Banner

Related posts

Fillon fushata “Më pak harxhime, më shumë për ty – Kujdesemi”

Gjyla Halili

Çfarë ndodh me nënën dhe foshnjën nëse presioni i gjakut është i ulët gjatë shtatzënisë

admin

Vazhdon mbledhja e donacioneve për shtatoren e Gjergj Kastriotit Skenderbeut në Tuz

Gjyla Halili