AKTUALE

Vazhdon “Roja e gjuhës” para Kushtetueses, Ajdari: Do të jemi këtu, për të ndjekur nga afër vendimin! E pashpjegueshme se si disa politikanë “e dinë se çfarë do të ndodhë”

Fronti Europian vazhdon “Rojen e gjuhës” para Gjykatës Kushtetuese, përcjell TV21. Deputetja Rina Ajdari tha se deri nesër, kur edhe pritet vendimi, do të qëndrojnë para Gjykatës, më pas komfor vendimit, do të përcaktojnë se çfarë masa do të ndërmarrin.
Është pak e pa shpjegueshme se si politikanët dinë se çfarë do të ndodhë në Gjykatën Kushtetuese, sepse realisht politika duhet të mbajë duart larg nga Gjykata Kushtetuese, ne nuk e dimë se çfarë vendimi do të marrë Gjykata Kushtetuese nesër, do të presim, ne do të jemi këtu, do të qëndrojmë sonte, do të jemi edhe nesër, do të presim vendimin e tyre, megjithatë qëndrimi ynë është se kjo çështje na tangon të gjithëve, kjo është çështje mbi partiake, është çështje kombëtare. Kemi të bëjmë me abrogimin e 18 dispozitave të ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjegjësisht këtu atakohet gjuha shqipe dhe përdorimi i saj i realtë në të gjitha institucionet e vendit”, tha mes tjerash Ajdari.


https://www.facebook.com/share/v/xvZ6tzcAwSPBrTtp/

Banner

Related posts

Rina Ajdari: Në Gostivar dhe Vrapçisht populli e dha mesazhin qartë

Gjyla Halili

Demolohet shtabi i VLEN në Lagjen e Trimave në Kumanovë

Gjyla Halili

Pas një dekade shtërngojnë duart Thaçi dhe Sela

Gjyla Halili