AKTUALE

Qeveria siguron: Ligji për gjuhët nuk do të preket, “BDI e di këtë por bën presion të rrejshëm që të mburret”

Ndonëse VMRO DPMNE si parti vet ka dorëzuar iniciativë kundër shqipes në kushtetuese, kryeministri Hristijan Mickoski, që vjen nga e njëjta parti, thotë se nesër nuk do të ndodh asgjë dhe se situata nën kontroll.
Qëllimi i tyre si politikan brejtës ishte që… ja ne e dimë si shkojnë procedurat edhe do të bëjmë presion politik dhe ndonëse nesër nuk do të ndodh asgjë, të thonë se ja ngaqë ne bëmë presion u shty kjo punë, këtë mund ta bëjnë vetëm brejtës politik. Punët nuk funksionojnë kështu dhe ata e dinë shumë mirë se si funksionojnë. Për këtë arsye i lus bashkëqytetarët shqiptarë, maqedonas të gjithë, të jenë të qetë, e gjithë puna është nën kontroll, gjithçka është nën kontroll të mos lejojmë të biem pre e provokimeve të këtyre njerëzve”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
Edhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se Ligji për Gjuhët nuk do të preket.

“Ne nuk jemi prej atyre që vetëm konstatojmë. Nëse u abrogu nga Gjykata Kushtetuese e tyre balancuesi, ne kemi marrëveshje politike që të avancohet në ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Ne si VLEN thamë se ligji nuk do të preket, Gjykata Kushtetuese e vërtetoi këtë. Ka dal dokumenti që nuk preket as ligji i gjuhëve, po as përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe. Të njëjtën e tha kryeministri, të njëjtën e tha kryetarja e shtetit, pse i kanë nxjerrë tendat vetëm ata e kanë të qartë. Nuk e kanë hallin të gjuha, e kanë hallin te korrupsioni, dhe te përgjegjësia që tashmë veç po e japin”, u shpreh zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.
Politikanët duhet ta lënë Gjykatën Kushtetuese të punojë sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Punës porositi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të formës së prerë dhe të zbatueshme dhe liderët e partive dhe politikanët duhet të përmbahen nga komentet. Më e pakta që mund të bëjnë është ta lënë Gjykatën Kushtetuese të bëjë punën e saj sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Punës”, potencoi presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova.
Seanca e Gjykatës kushtetuese për rishqyrtim të neneve të kontestuara të Ligjit për gjuhët është caktuar për nesër në orën 9:30. Tani për tani dy gjykatësit shqiptar Osman Kadriu dhe Naser Ajdari paralajmëruan se do ta bojkotojnë seancën.

Related posts

Faton Ahmeti: Jemi në prag të bërjes së historisë—përfytyroni presidentin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Zgjedhjet/ Deputetët ndërprenë aktivitetet, 47 seanca të papërfunduara

Gjyla Halili

Osmani: Mickoski nuk vendos se kush do të jetë përfaqësues i shqiptarëve

Gjyla Halili