AKTUALE

BDI mbajti mbledhje në Tetovë, paraprakisht u takuan edhe liderët e Frontit Europian

Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim mbajti takim në Tetovë për të diskutuar hapat e mëtejshëm, pasi dje filluan iniciativën “Roje për Gjuhën” para Gjykatës Kushtetuese. Pas takimet Arbër Ademi tha se po merren të gjitha masat për të parandaluar sic tha shfuqaizimin e gjuhës shqipe.
“Të gjitha masat po ndërrmeren, jo po shihni se qytetarët gjithnjë e më shumë pa dallim përkatësisë politike po i bashkangjiten nismës sonë. Besoj se përballë vullnetit të qytetarëve të gjithë do të zmbrapsen, e aq më tepër kur nuk ka asnjë argument profesional por vetëm motovim politik për ata që tentojnë të shfuqizojnë gjuhën shqipe”, tha Arbër Ademi nga BDI.
Paraprakisht në selinë e BDI-së takim mbajtën edhe liderët e FE-së. Kryetari i ASH-së Ziadin Sela tha se Qeveria përmes gjykatës kushtetuese po mundohet të realizojë programin e VMRO DPMNE-së. Ai shtoi se ligji për përdorimin e gjuhëve nuk është aspak antikushtetues.
Ligji për gjuhët nuk është aspak antikushtetues. Hapat e parë drejt destabilizimit që për hir të vërtetës edhe pse gojën plot e ka Qeveria se po bëjmë destabilizim, por destabilizimet po i nxisin ata. Folën në lidhje edhe me iniciativën e rojës së gjuhës të cilën e kemi biseduar edhe paraprakisht se FE, qytetarët janë atje dhe me të drejtë e mbrojnë ligjin për gjuhët”, u shpreh Ziadin Sela – kryetar i ASH-së.

Nga takimi në Tetovë liderët e FE u nisën drejt Shkupit, gjegjësisht te tendat para gjykatës kushtetuese.

Related posts

Si t’i mbani flokët të shëndetshëm gjatë verës

admin

Pas tensioneve në Veri, Kosova nis lobimin në SHBA

admin

Trump flet sërish për Kanadanë: Dua që të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së

Gjyla Halili